I ekstraduari/ Zbardhet dosja: Si u fut në kurth tregtari i minave me policë të infiltruar

E mërkurë, 15 Janar 2020 10:27

Glerjan Hyseni, 43 vjeç dhe babai i dy fëmijëve, është ekstraduar nga Zvicra pas arrestimit atje për llogari të autoriteteve shqiptare.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse’, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Glerjan Hyseni, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake”, njoftoi këtë të mërkurë Policia e Shtetit.

Vendimi për Hysenin nga gjykata e Tiranës është dhënë më 24 Dhjetor 2008. Është rënduar nga Gjykata e Apelit më 24 Mars 2009, por një vendim i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë më 19 Janar 2012 la në fuqi verdiktin e shkallës së parë, që e dënoi Glerian Hysenin me gjykim të shkurtuar me 6 vite burgim. Akuza: për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake, kryer ne sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

HETIMET

Në vendimi e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë saktësohet se nga shqyrtimi gjyqësor në të dy shkallët e gjykimit janë provuar këto rrethana fakti:

I gjykuari Glerjan Hyseni, banor i fshatit Rrashbull të Rrethit të Durrësit, ka në pronësi një godinë tre katëshe multi funksionale, ku kati i parë është i përshtatur si servis për riparimin e makinave, kati i dytë është i përshtatur si bar-restorant ndërsa kati i fundit është banesë. I gjykuari është identifikuar nga drejtoria e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit si subjekt i përfshirë në trafikimin dhe shitjen e lëndëve plasëse, armëve luftarake dhe të municioneve.

Në kuadër të hetimit nëpërmjet përgjimeve telefonike të autorizuara ka rezultuara se i gjykuari Glerjan Hyseni ishte përfshirë në mënyrë aktive në veprimtarinë e kundraligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve plasëse, armëve luftarake dhe municioneve. Në kuadër të hetimeve janë autorizuar nga prokurori vazhdimi i hetimeve me mjete speciale të hetimit siç është kryerja e blerjes së simuluar nga ana e policisë gjyqësore.

Në bazë të autorizimit të lëshuar, oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë kontakt me të gjykuarin Glerjan Hyseni i cili i’u ka premtuar atyre se është në gjendje t’u sigurojë një sasi prej 10 bombash të përgatitura me lëndë plasëse dhe në gjendje të realizojnë shpërthimin në distancë me anë të celularit, si dhe të armëve luftarake kundrejt pagimit të shpërblimit. Oficerët e policisë të autorizuar për blerjen e stimuluar në bazë të gatishmërisë të të gjykuarit i kanë kërkuar atij t’u sigurojë një sasi prej 10 bombash që shpërthejnë në distancë me anë të celularit, si dhe një pushkë snajper kundrejt çmimit 1200 euro për një minë dhe 2000 euro për pushkën snajper.

I gjykuari Glerjan Hyseni, mbasi ka marrë porosinë me qëllim sigurimin e minave me telekomandë, ka bashkëpunuar me të gjykuarin Shkëlqim Gjoka, i cili ka patur si detyrë gjetjen e lëndës plasëse për 10 minat si dhe elementët e tjerë për përgatitjen e bombave. Ky i fundit për sigurimin e materialeve ka bashkëpunuar me të gjykuarin Adrian Moçka, i cili i ka mundësuar kontaktin me të gjykuarin tjetër Hysen Hyka, i cili kishte njohuri të posaçme në fushën e inxhinierisë elektrike.

Të gjykuarit Shkëlqim Gjoka dhe Adrian Moçka i kërkojnë të gjykuarit Hysen Hyka që në bazë të njohurive të posaçme në fushën elektrike të realizonte prodhimin e minave plasëse me shpërthim të komanduar në distancë. Për këtë qëllim, dy të pandehurit i vënë në dispozicion një skemë të siguruar nga një libër në gjuhën turke. Përveç kësaj këta të pandehur kanë siguruar nëpërmjet blerjes dhe aksesorët e nevojshëm për realizmin e prodhimit të minave nga i gjykuari Hysen Hyka si RL me voltazh të ulët, celularët, kabllo, etj. Në përfundim ky i gjykuar, ka arritur të realizojë mekanizmin shpërthyes në distancë për lëndën plasëse nëpërmjet aktivizimit me anë të celularit. Në lidhje me punën e kryer i gjykuari Hysen Hyka është paguar nga të pandehurit e tjerë Shkëlqim Gjoka dhe Ardrian Moçka.

Të gjykuarit Shkëlqim Gjoka dhe Adrian Moçka mbasi kanë siguruar 9 minat e prodhura nga i gjykuari Hysen Hyka, në datë 20.03.2008 i kanë dërguar në autoservisin e të gjykuarit Glerjan Hyseni, i cili ishte edhe porositësi i tyre.

Të gjitha veprimet e kryera nga të gjithë të gjykuarit, si dhe lidhjet midis tyre të cilat provojnë bashkëpunimin në intervalin kohor nga momenti i autorizimit të shitjes së simuluar e deri në prodhimin e minave me telekomandë janë mbajtur të mbikqyrura dhe janë provuar nëpërmjet vëzhgimeve ambientale, si dhe përgjimeve telefonike.

Oficerët e policisë gjyqësore të ngarkuar për blerjen e simuluar në datë 20.03.2008 sipas bisedës paraprake me të gjykuarin Glerjan Hyseni janë paraqitur pranë autoservisit ku do të merrnin në dorëzim sasinë e minave të blera dhe pushkën snajper. Në momentin e dorëzimit të “mallit” nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i të gjykuarve Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka dhe Adrian Moçka duke bërë edhe sekuestrimin me cilësinë e provës materiale në brendësi të servisit të 9 bombave me lëndë plasëse plastike të llojit tritol me shpërthim në distancë me anë të celularëve, një pushkë snajper, si dhe një kuti me fishekë. Në momentin e arrestimit nga kontrolli personal i ushtruar të gjykuarit Glerjan Hyseni i është gjetur në brez një armë zjarri e llojit pistoletë e përshtatur me silenciator. Në kuadër të zbulimit dhe të kapjes së autorëve është bërë edhe arrestimi në Tiranë i bashkëpunëtorit tjetër, të gjykuarit Hysen Hyka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...