“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Diel, 19 Janar 2020 19:57

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Shqipja rrëfeu në studio se kur vajza e saj ishte 15 vjeç vendosi ta martonte. Gjërat po shkonin mirë deri në momentin kur vajza lindi dhe ata kuptuan se vogëlushi ishte me epliepsi. Aty filluan edhe vuajtjet e Sarës për shërimin e djalit të saj. Familja e burrit nuk e përkrahte, madje edhe burri pas një periudhe kohe mbështeti prindërit dhe jo përpjekjet e Sarës për kurimin e djalit.

Shqipja tregon se nga presioni i madh, vajza e saj tentoi të vetëvritet duke pirë edhe ilaçe. Katër ditë Sara luftoi me jetën në spital, por Zoti bëri mrekulli me të dhe ajo arrit të shpëtonte. Ajo së bashku me vogëlushin, pas daljes nga spitali largohet nga burri dhe familja e tij dhe shkon të jetojë me prindërit. Në studio mamaja e saj i kërkon falje dhe gjithashtu i bën edhe një premtim vajzës.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë ndodhi?

Shqipja: Ata vazhduan prapë të njëjtën histori. Se dilte me fëmijën, donte t’i blinte fëmijës lodra, gjëra. Ajo vjehrra gjithmonë i thoshte gocës, mos i bli se ai nuk ecën, nuk flet, pse e çon tek spitali?

 

Ardit Gjebrea: Si e përjetonte Sara këtë?

Shqipja: Shumë keq e përjetonte, sa një ditë ajo u ndje shumë keq. Kur i bleu një biçikletë djalit dhe i tha e vjehrra: Pse ja blen ai nuk ecën, ç’e donte atë biçikletë djali, ai nuk ecën dhe nuk ka për të ecur. Dhe ajo nuk mendoi asnjë gjë Ardit..

Ardit Gjebrea: Dhe?

Shqipja: Ajo përfundoi në spital!

Ardit Gjebrea: Si e more vesh ti?

Shqipja: E mora vesh nga kunata. I bija telefonit dhe nuk ma hapte, nuk më përgjigjej. Më mbrapa e hapi dhe tha Sara nuk dihet mirë, se ka pirë ilaçe tha.

Ardit Gjebrea: Pra Sara donte t’i jepte fund jetës?

Shqipja: Po Ardit, donte t’i jepte fund jetës se u lodh nga kjo gjë. Por kur e pashë gocën në atë gjendje: Boll thashë, goca ime nuk shkon më aty.

Ardit Gjebrea: Sara ka kaluar 4 ditë të tmerrshme në shtrat, spital, duke luftuar me vdekjen dhe Zoti donte ta shpëtonte dhe e shpëtoi.

Shqipja: Zoti dha një mrekulli për mua shumë.

Ardit Gjebrea: Për ta patur ju pranë, por mbi të gjitha djali i saj,

Shqipja: Mora gocën nga spitali, vajta mora djalin tek njerëzit e burrit të gocës me gjithë gocën se thoshte vajza: Nuk shkoj në shtëpi pa djalin, unë pa Sabianin nuk shkoj në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka kaluar nga kjo histori?

Shqipja: 8 muaj!

Ardit Gjebrea: Si është sot Sara?

Shqipja: Sot është shumë më mirë. Për mua është faleminderit Zotit!

Ardit Gjebrea: Pse e ke thirrur sot Sarën?

Shqipja: Sarën sot e kam thirrur që t’i kërkoj falje shumë, se padashje jo sesi kam qëndruar pranë, por jo shumë, por tani e më mbrapa do na ketë shumë përkrahje Sara.

Sara përlotet kur shikon në anën tjetër të ekranit mamanë e saj: Nuk e prisja kurrë. Familja ime nuk dua të ndihet keq për këtë gjë që më ka ndodhur, se gjithkujt mund t’i ndodhi. Në fakt jam shumë krenare që kam një familje aq të mirë dhe që më ka mbështetur deri më sot. /tvklan.al

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...