Me shpejtësi skëterrë në Elbasan-Tiranë, përmbyset makina në mes të rrugës, 3 të plagosur

E Enjte, 23 Janar 2020 10:54

Një automjet, që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përfshirë në një aksident, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 km në afërsi të tunelit të Kërrabës, në aksin Elbasan Tiranë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se automjeti po ecte me shpejtësi të madhe dhe pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përplasur me muret mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Si rezultat i këtij aksidenti janë rrezikuar edhe disa automjete të tjera që qarkullonin pas tij. Ndërkohë, raportohet për një të plagosur rëndë dhe dy lehtë. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërsa policia ka mbëērritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Modifikuar më E Enjte, 23 Janar 2020 10:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...