U gjendet 1 kg ar në banesë, banda e shqiptarëve vodhën 20 shtëpi në Itali

E Enjte, 23 Janar 2020 11:20

Një bandë grabitësish shqiptarë, 3 anëtarët e të cilës u arrestuan në muajin dhjetor nga hetimet rezultojnë se janë autorë të vjedhjes së 20 banesave në Trento, Rovereto, Arco dhe Riva del Garda.

Hetuesit gjithashtu arritën të rikuperojnë një pjesë të sendeve të vjedhura (rrathë, gjerdan, unaza dhe vathë) që i mbanin pikërisht në banesën e tyre në Trento.

Sipas mediave italiane, banda u godit në 23 dhjetor të vitit të kaluar në një apartament pas vëzhgimit disa ditor të policisë. Të arrestuarit janë dy burra dhe një grua, përkatësisht të  moshës 28, 31 dhe 26 vjeç me kombësi shqiptare dhe me banim në Milano dhe Trento.

Brenda apartamentit të marrë me qira, policia gjeti bizhuteri ari me një total prej 1 kg. Ndërsa iu gjetën edhe 1 mijë euro dhe 7000 franga zviderane.

U zbulua gjithashtu se pronari që dha me qira apartamentin për 3 shqiptarët nuk ishte në dijeni të veprimtarisë së tyre kriminale.

Modifikuar më E Enjte, 23 Janar 2020 11:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...