‘Për pak më vranë’, kush është vlonjati që i bënë atentat te Uji i Ftohtë

Premte, 24 Janar 2020 12:35

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.

Policia nxitoi të jepte një njoftim se autori kishte qëlluar me armë dhe më pas ishte larguar.

Burime nga Vlora kanë bërë me dije, se ngjarja nuk ka qenë dhe aq banale saç pretendon policia

Një person rezulton të ketë humbur kontaktet me familjarët pas të shtënave.

Pronari i një makine Porche, që gjendet në vendngjarje me dyer të hapura, dhe që dyshohet se ka inicialet E. V., ka telefonuar bashkëshorten dhe i ka thënë ‘për pak më vranë’, por që pas kësaj telefonate ka humbur të gjitha kontaktet

Pra nuk dihet ende nëse është lënduar apo jo, por dihet që nuk është në vendngjarje dhe nuk ka më kontakt me familjarët e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me një rast pengmarrje, pasi dhe më herët Vlora është tronditur nga ngjarje të tilla kriminale.

Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 13:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...