Kapen 108 kg drogë në kufirin me Greqinë, shoferi ...

Premte, 24 Janar 2020 13:17

Kapen 108 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Policia ka ndjekur një makinë në zonën e Kallpaqit në Kakavijë, mjet i cili shtoi shpejtësinë dhe u braktis nga shoferi, i cili është larguar në këmbë drejt kufirit të gjelbër duke përfituar nga errësira.

Brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 66 pako me 70 kg 200 gram marijuanë.

U identifikua dhe u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar shqiptar.

Gjithashtu është gjetur dhe vendi ku u ngarkua mjeti me droge, që rezultoi të jetë shtëpia e një 52-vjeçari grek në Konicë, pranë kufirit me Shqipërinë.

Policia ka shkruar tek shtëpia dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe 23 pako me 37 kg 500 gram marijuanë si dhe 740,2 gram marijuanë në një vend tjetër në banesë.

Është vënë në pranga pronari i banesës, greku 52 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit e ka marrë drogën në 20 janar në kufirin e gjelbër greko-shqiptar nga pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal Shqipëri-Greqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...