Lista/ Ja emrat e 10 shqiptarëve më të kërkuar në Britani

Diel, 26 Janar 2020 11:24

Gazeta Angleze Sunday Express i ka kushuar një investigim special 10 shqiptarëve më të kerkuar që fshihen në Britaninë e Madhe. Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta.

Ja lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar:

1-Admir Dekovi, 42 vjeç, i cili kërkohet për vrasje.

2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.

3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.

4-Renild Ajazi, 27 vjeç, ushtarak, i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

5-Klevis Lamkaj, 23 vjeç, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

6-Ylber Kotri, ushtarak, i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

7-Aleksander Shkulaku, ushtarak, i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç, ish-shef i inteligjencës shqiptare.

9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç, i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.

10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.

Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre./TCh/

Modifikuar më Diel, 26 Janar 2020 12:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...