Shembet Tregu Elektrik, tregtarët përplasen me policinë bashkiake: Turp, jemi 232 të punësuar këtu!

E Enjte, 30 Janar 2020 10:12

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm tregtarët e Tregut  Elektrik kanë dalë në protestë kundër projektit të bashkisë për shembjen e tregut në zonën e "Ali Demit." Ata kanë marrë një urdhër që deri në orën 9 duhet të lirojnë tregun pasi në 10 do të fillojë punën për shembjen fadroma.

Sipas tyre bashkia nuk i ka njoftuar se ku do të zhvendosen bizneset e tyre pas shembjes, njoftoi Oranews."Ky është një turp që bën bashkia. Janë 232 veta që punojnë këtu. Ne i dhamë votën për më mirë jo të na lërë në mes të rrugëve. Po bëjnë masakër me tregtarët" tha një përfaqësues i tregtarëve i cili mohoi dhe ekzistencën e një peticioni të firmosur prej tyre për prishjen e tregut. Na kanë thënë shkoni ku të doni, do ta prishim. Paguajmë taksat një më një." Tregtarët kërkojnë që bashkia tu gjejë një vend ku do të ushtrojnë biznesin e tyre.

"Kontenierët i ka vendosur bashkia jo ne. 30 vjet që paguajmë taksa. Jemi tregtarë të licencuar jo ambulantë. Nuk kemi pasur asnjë negociim. Tani na thotë të shkojmë në Shkozë. Ta sistemojë vendin bashkia dhe të mos na lërë rrugëve."

Më pas tregtarët  e zhvendosën protestën para bashkisë së Tiranës. 

 
Modifikuar më E Enjte, 30 Janar 2020 10:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...