Tiranë: Shtohen zvarritjet për investitorin amerikan në Aeroportin "Nënë Tereza"

Tuesday, 11 February 2020 20:00

Në Tiranë, Gjykata Administrative rrëzoi sot urdhërin e ministrisë së financave, që anullonte licencën e rinovuar të kompanisë Albanian Duty Free Development (ADFD) në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Vendimi i sotëm i shtoi më tej vështirësitë dhe zvarritjet gjyqësore kompanisë amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila po pret prej 8 muajsh të investojë në Aeroportin “Nënë Tereza” mbi 3 milionë dollarë.

Tiranë, shtohen zvarritjet për investitorin amerikan
 

No media source currently available

 
0:000:03:451:31
 
 Direct link 
 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri deklaroi menjëherë pas gjyqit të sotëm, se “Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja”.

Gjykata Administrative në Tiranë i dha sot të drejtë kompanisë shqiptare ADFD të zonës Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe rrëzoi urdhërin e ministrisë së financave që anullonte licencën e saporinovuar të saj.

Në vendimin e sotëm Gjykata Administrative pranoi padinë e kompanisë ADFD ministrisë së financave, e cila e anulloi licencën e saporinovuar për kompaninë prej vet ministrisë.

Sipas gjykatës, ministria duhej ta shfuqizonte dhe jo ta anullonte licencën e rinovuar, sepse ishte në dijeni të proceseve gjyqësore që po zhvilloheshin mes palëve.

Gjykata tha se ministria ishte në dijeni se kompania nuk kishte një kontratë të re qeraje me Aeroportin, megjithatë i dha një leje të re për të vazhduar veprimtarinë.

Në vendimin e sotëm, gjykata tha se ministria e financave ndërmori disa veprime të çuditshme që binin ndesh me ligjet, gjatë verës së vitit të kaluar, dhe rinovoi licensën e kompanisë ADFD, të cilat nuk mund t’i anullonte më, por do të duhej t’i shfuqizonte.

Vendimi i sotëm i gjykatës shton më tej pengesat gjyqësore për nisjen e investimeve të kompanisë amerikane ICDF në aeroportin e Rinasit, e cila ka fituar një garë dhe një kontratë pune për shërbimet Duty Free në aeroport, duke pritur rej 8 muajsh të zëvendësojë kompaninë shqiptare ADFD.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës, i cili ishte shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Nuk jam në gjendje të them tani se cilat do të jenë hapat e ardhshme të investitorit, por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ, që po i dërgohet investitorëve si dhe për klimën e investimeve. Për Arbitrazhin duhet pyetur investitori, por edhe Arbitrazhi ka provuar në raste të tjera të mëparshme se ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht dhe për shumë njerëz të tjerë” - deklaroi Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Kjo çështje gjyqësore tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të Drejtësisë shqiptare.

Ashtu si edhe seancën e mëparshme, edhe seancën e sotme kur u dha vendimi, morën pjesë tre diplomatë amerikanë të ngarkuar ambasada për të ndjekur nga afër këtë çështje, e cila po pengon një investim të ri amerikan në Aeroportin e Rinasit.

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri publikoi një deklaratë, ku theksoi zhgënjimin se si klima aktuale e biznesit po pengon rritjen e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, - thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Kompania amerikane ICDF ka nënshkruar një kontratë me Aeroportin Nënë Tereza qysh në muajin korrik të kaluar për të investuar 3 milionë dollarë në zonën duty free të aeroportit, por nuk po mundet të nisë punën, duke zëvendësuar kompaninë e mëparshme ADFD.

Kjo e fundit po ndjek procese gjyqësore, ndërsa ministria e financave ia rinovoi licencën, edhe pse nuk kishte kontratë qeraje me aeroportin, i cili nga ana e vet hapi ndërkombëtare, ku doli fitues kompania amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...