Koncerti i 100-vjetorit të Tiranës, qytetarët festojnë duke shijuar Birra Tirana: Birra më e mirë në treg

Tuesday, 11 February 2020 21:11

Nën ritmin e këngës qytetarë dhe popullore të Shqipërisë dhe duke shijuar Birra Tirana, qytetarët i janë bashkuar sot festimeve në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Tiranës kryeqytet. Jo vetëm kryeqytetasit, por dhe qytetarë nga rrethet kanë festuar sot këtë ditë të shënuar për metropolin shqiptar. Një stendë me Birra Tirana ishte vendosur në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku të shumtë ishin qytetarët që shijuan atmosferën me pijen me cilësi gjermane dhe me shije shqiptare.
Emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare dhe tiranase, si Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha dhe Valbona Mema u ngjitën në skenë duke elektrizuar publikun. Në ritmet e muzikës qytetarët kanë shprehur impresionet e tyre për festën, por edhe për ‘Birra Tirana’ që sipas tyre përfaqësonte birrën më të mirë në treg.


Gazetarja Aurora Golemi në një lidhje direkte për ‘News24’ përcolli nga afër atmosferën elektrizuese nga Sheshi ‘Nënë Tereza’, ndërsa shprehu se ka interes të lartë për konsumimin e Birrës Tirana. Një qytetare shprehet se jeton në SHBA, por ka ardhur në Shqipëri për të festuar dhe kaluar sa më mirë.
“Unë jetoj në Amerikë dhe ka një javë që kam ardhur. Një kryevepër dhe mrekulli e paparë, ambienti, njerëzit, çdo gjë më pëlqen. Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Po, unë pi vetëm Birra Tirana”, tha një qytetare.

 
 


Një tjetër qytetar nga Korça deklaroi se po kalon shumë mirë në këtë festë të mrekullueshme. “Unë jam nga Korça, por edhe Tirana qenka e bukur. Ne po ua kthejmë vizitën. I urojmë Tiranës edhe 1000 vjet. U kënaqa shumë”, tha një tjetër qytetar.

 
 

Ndërsa, një turist gjerman u shpreh se shijon shumë birrat dhe sidomos Birrën Tirana.

“Jam qytetar nga Gjermania. Birra Tirana është shumë e mirë. Për mua, Birra Tirana është e shijshme. Mua më pëlqejnë shumë birrat, dhe sidomos Tirana”, deklaroi ai. Ndërkaq, një qytetar që thotë se është tiranas i vjetër dhe se gjithmonë feston pikërisht me Birrën Tirana.

“Unë jam tiranas dhe normalisht Birra Tirana më pëlqen shumë. Birra Tirana është birra më e mirë sot për sot. Kam ardhur të festoj me familjen, kam djalin. Kam vajzën atje matanë. Është festë shumë e bukur, u kënaqëm, patjetër”, tha një qytetar.
Një tjetër qytetar, që tha se kishte ardhur nga Italia deklaroi: “Kam ardhur nga Italia, por jam nga Tirana. Kam ardhur të festoj, për të kaluar sa më mirë kuptohet”, tha një tjetër klient.

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 21:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...