Shkon në 35 numri i të infektuarve me koronavirus në vend, porositen edhe 7,000 teste për koronavirus

Hënë, 23 Mars 2020 16:45

Ka shkuar në 35 numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, ku sot janë konfirmuar 2 raste të reja.

Bëhet fjalë një person nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe i infektuari tjetër është me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Shtatëmijë teste për koronavirus janë porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ato pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak ditësh, thanë zyrtarë të këtij institucioni.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, tha se ofertuese e testeve ëshë një kompani vendore, por nuk dha më shumë detaje për të.

Hoti po ashtu tha se është porositur terapi klorokine (Chlorochuine), por theksoi se për përdorimin e saj do të vendosin profesionistët e fushës.

 

“Brenda pak ditësh do t’i kemi edhe dozat e para të produktit klorokine. Por, duhet përmendur se akoma nuk ka një medikament, i cili është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Hoti.

Për medikamentin tjetër azitromycine, me të cilin thuhet se mund të trajtohen pacientët e prekur me koronavirus, në kombinim me të parin, Hoti tha se është në listën esenciale të barnave dhe se ka në stoqe.

Aktualisht, vaksinë kundër sëmundjes që shkakton koronavirusi, COVID-19, nuk ka. Kosova ka 33 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën të dielën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...