Shkencëtarja shqiptare në SHBA letër të hapur për shqiptarët: Ja kur nisin simptomat e COVID-19

Hënë, 23 Mars 2020 17:40

Donjeta Gjuka, shkencëtarja shqiptare e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen me një letër të hapur për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi, të cilët e ka postuar në faqen e saj të ‘Facebook’ Gjuka sjell disa rekomandime, të cilat janë thelbësore për frenimin e COVID-19.

“Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.”, shkruan Gjuka.

Letra:
Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi kultura jonë është më sociale):
1) Për masa mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, ju lutem për momentin: evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpitë tuaja jo në grumbuj të mëdhenj, meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.
Simptomat e para shihen mesatarisht pas 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurrfarë simptomash e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit, ku ka raste pozitive për koronavirus, është i nevojshëm tani.

2) Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.

3)Pastroni duart shpesh me ujë te nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.
4) Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohë ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperaturës dhe lagështisë). Prandaj kujdes çfare prekni dhe lani duart pasi të keni kontakt me gjëra që prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe i prekim me duar.
5) Kujdes të posaçëm për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet më të dobët (pacientat me kancer ose sëmundje të imunitetit). Fatmirësisht, për momentin nuk ka shumë raste në fëmijë, por sidoqoftë kujdes gjithashtu edhe për fëmijët pasi që imuniteti i tyre është ende në zhvillim.
6)Të moshuarve u sugjeroj të qëndrojnë në shtëpi. Ecja në natyrë është e shëndetshme por qëndroni larg të tjerëve (së paku 2 metra).

7) Palestrat (gyms) dhe parqet me lodra te fëmijëve, janë vende ku viruset mund te përhapen shumë shpejt dhe lehtë, do t’i evitoja për momentin.
8) Nëse paraqitni simptomat e virusit, evitoni kontaktet me të tjerët dhe testohuni.
Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...