Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE

Saturday, 27 June 2020 18:42

Edhe SHBA kërkon Shqipërisë zbatimin e 15 kushtëve me BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar takime me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Mësohet se takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Siç dihet parlamenti europian votoi para disa ditëve 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar bisedimet. Deri tani kushti i parë që mbetet Reforma Zgjedhore akoma nuk ka kaluar në parlament sepse Rama po mundohet të gjejë hapësira për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2021. Po kështu Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese vijojnë në të njëjtën gjëndje, ndaj SHBA kanë reaguar zyrtarisht.

Kryeministri Edi Rama dhe gjithë mazhoranca deri më sot nuk pranojnë se janë vendosur 15 kushte nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Qëndrimi i qartë i Brukselit nuk u mor seriozisht nga qeveria derisa kur Parlamenti Europian kaloi rezolutën që kërkon plotësimin e tyre para konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Kryeministri mohoi ekzistencën e kushteve edhe kur Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian deklaroi se nuk mund të ketë negociata pa marrë sinjale pozitive. Në mënyrë të përmbledhur 15 pikat e BE për Tiranën zyrtare janë; miratimi i reformës zgjedhore, ndëshkimi i vjedhjes së votave, diskutimi për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore, funksionimi o gjykatave kushtetuese dhe asaj të Lartë, si dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për Edi Ramën këto dhe pika të tjera nuk ekzistojnë ndaj ka zgjedhur të bëjë humor me zyrtarët e BE duke folur për votim jo unanim në Parlamentin Europian, njëlloj sikur PE-ja të jetë parlamenti ilegjitim që ka sot Shqipëria.

Por nëse me Bashkimin Europian kryeministri preferon edhe të bëjë ironi dhe të thotë se ka shumë halle të tjera, një mesazh i veçantë i ka ardhur sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëvendësi i Edi Ramës në ministrinë e Jashtme, Gent Cakaj është takuar sot në Uashington me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Dy diplomatët e rëndësishëm të DASH janë njohësit më të mirë të Ballkanit dhe personat kyç që marrin vendimet për rajonin tonë. Në mesazhet që i kanë dhënë Gent Cakaj për t’ja përcjellë Edi Ramës bie në sy se kanë folur me të njëjtën gjuhë që flet edhe Brukseli. Njoftimi zyrtar i Ministrisë thotë se “takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”. Atë që ministria jonë e Jashtme e quan detyrim është një formë e butë për të nënkuptuar 15 kushtet e BE. Konferenca ndërqeveritare nuk ka një datë të fiksuar, pikërisht sepse qeveria “Rama” nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe nuk dihet se kur do të nisë plotësimin e tyre seriozisht.

Tashmë nuk janë vetëm zyrtarët e BE që kërkojnë nga qeveria e Tiranës të jetë e përgjegjshme në qëndrimet e saj për integrimin, por mesazhi vjen i njëjtë dhe nga Uashingtoni zyrtar. Vendimin për negociatat e Shqipërisë, sigurisht që e merr BE-ja, por politika e SHBA për Ballkanin është e qartë që gjithë rajoni duhet të mbështetet për të qenë pjesë e unionit europian. Në këtë pikë, dështimi me negociatat nuk është vetëm çështje Shqipëri-BE, por një investim që përfshinë dhe SHBA.

Mesazhet që po vijnë këto ditë ndaj qeverisë “Rama” nuk janë thjesht sinjale diplomatike, por shuplaka që tregojnë se rruga integrimit dhe reformat e premtuara janë shumë larg realizimit konkret. Pas lojërave të dështuara që Edi Rama bëri me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për rajonin dhe Kosovën, duket se dhe në SHBA janë qartësuar për dëmin që ju shkaktua rajonit nga loja e Ramës me Vuçiç. Kjo lloj aleance e çuditshme Rama-Vuçiç nuk solli asnjë dobi për Ballkanin, por vetëm thelloi keqqeverisjen dhe u përdorë nga liderët lokal për të ruajtur pushtetin. Për të kuptuar këtë dështim mjafton fakti që kur Edi Rama erdhi në pushtet kishte vetëm 3 kushte nga BE për negociatat. Pas 8 vitesh kushtet janë 5 fishuar jo për faj të BE, por për faj të keqqeverisjes.

Uashingtoni zyrtar e dha sinjalin sot ndaj qeverisë shqiptare. Ata thanë prerë: Plotësoni kushtet e BE!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kjo është anija që solli vdekjen në Bejrut

Globi

Kjo është anija që solli vdekjen në Bejrut

  Lëndët plasëse që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e...

Braimllari denoncon:Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshri, fermerët në mëshirë të fatit, asnjë ndihmë nga qeveria

Politikë

Braimllari denoncon:Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshri, fermerët në mëshirë të fatit, asnjë ndihmë nga qeveria

  TIRANËSekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë nga qeveria. Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga breshri...

Manjani thirrje shqiptarëve:Duam demokraci e zgjedhje, apo sundim e nënshtrim?

Politikë

Manjani thirrje shqiptarëve:Duam demokraci e zgjedhje, apo sundim e nënshtrim?

  Duke përdorur shprehjet ”s’bën Luli” apo dhe ”opozita është e dobët”, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shënjestruar ata që përdorin këto justifikime për të votuar kryeministrin Edi Rama. ”Dëshiroj gjithashtu...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!