Bardhi:Gati për të fituar zgjedhjet. Përjashtimi i koalicioneve, manovra të Ramës

Saturday, 27 June 2020 18:39

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoratike, Gazment Bardhi deklaroi se opozita është gati për të fituar zgjedhjet.

Në një intervistë për “Kjo Javë” në ‘News24’ Bardhi tha se PD mezi pret ditën e zgjedhjeve, për të ndëshkuar me votë qeverinë ‘Rama’, e cila sipas tij i ka ditët e numëruara
Mes të tjerash ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën manovra për përjashtimin e koalicioneve.

Sa gati është Partia Demokratike tani për zgjedhjet dhe a i ka ndezur ajo motorët e fushatës?

"Nisja e këtij procesi nënkupton nisjen zyrtare të fushatës për Partinë Demokratike, ndërsa përsa i përket pyetjet se sa gati jemi, e kemi thënë edhe më parë jemi gati për të shkuar në zgjedhje edhe nesër.

Jo vetëm për të shkuar në zgjedhje, por dua të garantoj të gjithë qytetarët që mezi presin ditën e zgjedhjeve për të ndëshkuar me votë këtë qeveri, se kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe opozita e bashkuar do të jetë fituesja e këtyre zgjedhjeve. Kjo është arsyeja përse Edi Rama po bën këto manovrat e vogla edhe në kuadër të Reformës Zgjedhore, që i projekton si strategji prej një viti, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore apo për të rritur pragun elektoral dhe histori të kësaj natyre që synojnë për të penguar opozitën e bashkuar që të shkojë, kështu siç është, e bashkuar, në zgjedhje", është shprehur numri dy i selisë blu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...