Dy fëmijë me koronavirus në Shqipëri, shefja e infektivit të pediatrisë: Njëri pa shenja, tjetri trajtohet në…

E mërkurë, 25 Mars 2020 22:13

Shefja e infektivit të pediatrisë, Gjeorgjina Kuli ka thënë mbrëmjen e sotme se janë dy fëmijë të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Kuli pohoi se fëmijët janë të moshës 0-14 vjeç të cilët sipas saj kanë rezultuar pozitiv duke shtuar se njëri prej tyre po trajtohet në shtëpi.

 “Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli, A2.

Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët.

 “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve. Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, tha ajo.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të tyre që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...