'Qëndrim kriminal'/ Berisha: Në spitalin e Lezhës 4 mjekë të infektuar, nuk bëhet testi për stafin

E mërkurë, 25 Mars 2020 22:24

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar sipas tij qëndrimin e papërgjegjshëm dhe kriminal ndaj personelit të spitalit në Lezhë që edhe pse ka pasur katër raste të bluzave të bardha me COVID-19, pjesës tjetër të stafit nuk u bëhet testi i COVID.

Berisha ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari që tregon se çfarë po ndodh në Spitalin e Lezhës. 

'Qëndrimi papërgjegjshëm dhe kriminal ndaj personelit të spitalit në Lezhë!

 
 

Atyre nuk ju bëhet testi i Covid edhe pas konfirmimit të 4 bluzave të bardha me Covid 19.

 

Lexoni përhapjen zyrtare të Covid-19 në këtë spital. sb

Pershendetje z.Berisha!

Dua te denonjoj nje rast te nje krimi mjeksor qe po behet ne spitalin e Lezhes. Pasi jane konfirmuar 4 persona me covid-19 ne Lezhe ku 3 prej tyre jane staf mjeksor dhe sanitare prane pavionit te patologjise dhe nje tjeter ishte pacient ne spital. Spitali ka mbyllur sot pavionin e patologjise dhe pacientat sebashku me stafin mjeksor i kane bashkuar me pavionin e kirurgjise, duke rrezikuar ne kete menyre perhapjen e virusit ne ate spital. Stafit te pavionit te patologjise ku jane zbuluar 4 rastet nuk ju jane kryer testet e virusit duke i lene ne meshire te fatit. Nje tjeter problem eshte se i gjithe personeli nuk eshte i pajisur me veshjet e duhura duke qene se cdo pacient mund te jete nje mbartes i virusit,ka mungesa te maskave dhe te dorezave te cilat po i blejne me leket e tyre per te mos folur per veshje speciale. Pritet te dalin infermiere dhe doktora te tjere te prekur por po mbahen te fshehta nga ministria,shume prej tyre kerkojne te bejne testin por refuzohen me justifikimin se vetem kur te kesh shenja duhet te testohesh. Shpresojme te marrin masa sa me shpejt ndryshe do perfundojme si Italia dhe Spanja.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...