Dy fëmijë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, mjekja jep detajet për gjendjen e tyre

E Enjte, 26 Mars 2020 10:30

Të prekur nga koronavirusi në Shqipëri rezultojnë edhe fëmijë.
Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, tregoi në një intervistë në A2 televizion, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me virusin e ri.

“Në vendin tonë kemi të testuar nga kontaktet një pjesë të mirë të fëmijëve nga të cilët vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja të sëmundjes, ndërsa tjetri me shenjat e një temperature të kontrollueshme, po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.

“Fëmijët janë njësoj të ekspozuar dhe mundësinë e infektimit e kanë njësoj si gjithë popullata tjetër. Nga rastet që referohen në botë dhe komunikimi që kemi ne me 90 shoqata pediatrike të botës, referohen raste të fëmijëve të infektuar por fatmirësisht në 90% të rasteve këto janë pa shenja, ose forma të lehta apo moderuara që kalojnë në kufijtë e një infeksioni viral të zakonshëm”, tha mjekja.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U infektua me koronavirus së bashku me djalin 3 vjeçar, Pink zbulon gjendjen e tyre: U luta dhe qava, ishte vërtet e frikshme

Lifestyle

U infektua me koronavirus së bashku me djalin 3 vjeçar, Pink zbulon gjendjen e tyre: U luta dhe qava, ishte vërtet e frikshme

Të premten, Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj 3 vjeçar Jameson rezultuan pozitiv me COVID-19 pasi iu shfaqën simptomat e virusit. Dhe gjatë një video Live në Instagram, këngëtarja...

Shpërthen mjekja e sëmurë: Jam me temperaturë 39.5, askush nuk vjen të më bëjë tamponin, Rama o klloun, o…

Politikë

Shpërthen mjekja e sëmurë: Jam me temperaturë 39.5, askush nuk vjen të më bëjë tamponin, Rama o klloun, o…

Doktoreshë Genta Dedej në një shkrim në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për numrin e vogël të testeve që u bëhen qytetarëve për tu kontrolluar nëse janë me COVID-19 ose...

Dorëhiqet zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në Skoci, theu rregullat për koronavirusin

Globi

Dorëhiqet zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në Skoci, theu rregullat për koronavirusin

Shefja e shëndetit publik Skoci, Catherine Calderwood tha dorëheqjen nga detyra pasi u bë objekt i debateve të ashpra për shkelje të rregullave që ajo kishte publikuar për qytetarët për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!