Emigracioni masiv: Shqipëria pakësohet me 16 mijë persona, avancon plakja

E Enjte, 26 Mars 2020 14:25

Për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16 mijë e 472 persona me një rënie 0.6% edhe pse shtesa natyrore e vijon të jetë ende në territor negativ.
Rënia, emigracioni faktor madhor
Emigracioni shihet të ketë një faktor madhor për rënien e popullsisë, raporton INSTAT. Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2019. Gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë
Mosha mesatare rritet me 5 muaj, arrion në 37,2 vjeç
Në 1 janar 2020 mosha mediane e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019. Në 1 janar 2020 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë
Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në 1 janar 2020, në krahasim me 1 janar 2019, nga 99,8 në 99,7 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje ka pësuar rritje, duke shënuar vlerën 109,0 në vitin 2019 nga 108,0 që ishte në vitin 2018.
Lindjet rënie me 1.3%, vdekjet rriten me 0,6%
Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.
2019, kanë emigruar 43,835 persona
Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më parë.
Tre qytetet me të populluara
Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 Janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.
Popullsia me rritje vetëm në Tiranë dhe Durrës
Në 1 Janar 2020, popullsia u rrit vetëm në dy qarqe të vendit Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2020 treguan se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetë qarqet e tjera shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+1,2 %), pasuar nga Durrësi (+0,2 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (-3,3 %), Dibër (-2,6 %) dhe Berat (-2,5 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (32,6 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (23,8 %)./MONITOR

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...