Qeveria shqiptare merr borxh rekord në valutë

Premte, 03 Prill 2020 13:46

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në ankandin e radhës do të emetojë një obligacion me vlerë 120 milionë euro, me afat maturimi 2 vjeçar. Obligacioni emetohet për llogari të qeverisë shqiptare e cila këtë herë po e merr borxhin në euro, duke tentuar ta sigurojë atë nga institucionet financiare, apo dhe indivdë e të tjerë. Ankandi është jashtë radhës dhe shuma e kërkuar përbën një rekord sa i përket obligacioneve në euro.
Ankandi është parashikuar që të mbahet në datën 6 prill dhe ka një kupon indikativ prej 1.8%.
Kjo është hera e shtatë që Banka e Shqipërisë emeton një obligacion në euro. Ankandi i fundit ishte zhvilluar në 17 gusht të vitit 2017 dhe ishte për një shumë prej 45 milionë eurosh, me një kupon indikativ prej 0.7%.
Në të gjashtë obligacionet e mëparshme në valutë, shuma e shpallur ka variuar mes 25 dhe 50 milionë euro, duke e bërë ankandin e të hënës më të madhin në histori, sa i përket obligacioneve të emetuar në euro.
Ky ankand nuk ishte planifikuar në ankandet e radhës së Bankës së Shqipërisë, e cila i publikon ato sipas një kalendari të caktuar.
Ndërkohë, qeveria ka bërë të ditur nevojat e saj për valutë, por nuk ka specifikuar destinacionet se si do përdoret ky borxh, i cili po merret në një kohë që ekonomia dhe buxheti po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të pezullimeve që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...