Nga furrat e bukës, fasoneri, call center e spitale, inspektime nga Inspektorati Shëndetësor, kujt iu vendosën gjoba

Premte, 03 Prill 2020 17:17

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH është duke kryer inspektime të vazhdueshme në terren për verifikimin dhe respektimin e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në datat 1, 2 dhe 3 prill janë kryer 163 inspektime dhe 2901 monitorime, në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call center, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.

Nga rezultatet e punës në terren, ISHSH bën me dije se gjatë inspektimeve është konstatuar se pjesa më e madhe e subjekteve të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në rastet kur këto masa nuk zbatoheshin janë marrë masa administrative.

1. ISHSH dega rajonale Durrës, ka marrë Vendim për Pezullimin e aktivitetit në një fabrikë përpunimi produktesh ushqimorë.
2. ISHSH dega rajonale Korçë, ka vendosur 1 (një) gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit A. Xh. NIPT L93710601D, aktiviteti bar kafe.
3. ISHSH dega rajonale Shkodër, ka vendosur 3 (tre) gjoba
• 1 000 000 lekë subjektit R. GJ. P. NIPT K66517001V, aktivitet bar kafe.
• 100 000 lekë subjektit T. M. NIPT K37312009H, aktiviteti tregti artikujsh të ndryshëm, jo ushqimorë.
• 500 000 lekë subjektit E. D. NIPT L06524001, aktiviteti pastiçeri.

“Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19. FRIKË ASPAK. KUJDES PO“, thuhet në mesazhin e ISHSH.

92015263_3150846901625969_700259761521688576_n (1)91989094_3150849574959035_5231310711019274240_n91900260_3150849718292354_2031887850223435776_n91833237_3150857574958235_1218942324541751296_n92098453_3150849501625709_1485687410263064576_n91846376_3150847041625955_2851635461640683520_n91616104_3150846984959294_2170777428899659776_n

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...