E trishtë/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

Premte, 03 Prill 2020 17:36

Ka shkuar në 73 numri i mjekëve te vdekur nga koronavirusi në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve në Itali ku shpjegon se krahas viktimave që po shkakton çdo ditë, virusi CoVid-19 po merr edhe shumë jetë mjekësh të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër tij.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se në Itali kanë ndërruar jetë dy mjekë të tjerë. Sipas Federatës Kombëtare të Urdhrit të Mjekëve në Itali në total numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 raste ku rreth 20% janë mjekë.

Nga ana tjetër Italia është vendi më i prekur deri më tani nga CoVid-19, ku janë shënuar të paktën 13 915 viktima ndërsa mbi 115 mijë janë të infektuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...