Ndahet nga jeta Jonuz Ndreu, shqiptaro-amerikani i njohur

Saturday, 04 Prill 2020 21:47

Dje, me 3 Prill 2020, në orën 4 të mëngjesit, pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit, vatranit të përkushtuar me një aktivitet prej më shumë se 50 vjeçar në VATËR, përfaqësues i Familjes fisnike Ndreu, nip i heroi Kombëtar Isuf Elezi (Ndreu), JONUZ NDREU.
Lajmi i dhimbshëm ka prekur përveç familjes dhe miqëve edhe të gjithë vatranët që humbën aktivistin e përkushtuar, anëtarin e Këshillit të Vatrës për dekada, i cili me aktivitetin dhe bujarinë e vet i ndihu Vatrës, pa u krusyer, i dha shpirt nga shpirti i tij. Të gjithë e kishim parë se edhe i ulur në karrocën e invalidit prej rreth 7 vitesh, ai nuk mungoi në aktivitet festive të Vatrës, i ndihmuar nga familjarët dhe miqtë e tij. Vetëm patriotë të atill, me shpirt Kombëtar, bëjnë sakrifica sublime.
Kryetari i VATRËS, z. Elmi Berisha, i përcjell ngushëllimet më të thella familjarëve, vajzave, nipër e mbesa, familjes së madhe Ndreu, këtu në SHBA dhe në vendlindje, të gjithë miqëve, vatranëve dhe të gjithë bashkatdhetarëve!
Pushoftë në Paqë shpirti i burrit fisnik, atdhetarit,që të gjithë jetën punoi me përkushtim për çështjen Kombëtare shqiptare dhe për Amerikën. Ai shërbeu me devocion në ushtrinë Amerikane, ndaj përcjellja i bëhet edhe si veteran i Luftës!
Pusho në Paqë Njeriu i mirë Jonuz NDREU!/gazeta dielli/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...