Mjeku nga Presheva: Asnjë interesim për ne, as nga Kosova e as nga Shqipëria

Hënë, 06 Prill 2020 13:33

Dr Driton Salihu, mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, ka bërë të ditur se deri më sot nuk është paraqitur asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri Covid-19.

“Deri më sot në komunën e Preshevës nuk kemi asnjë të prekur me koronavirus”, ka deklaruar ai për televizionin “Dukagjini”.

Salihu ka thënë se në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë jënë marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit qysh kur janë paraqitur rastet e para në rajon. Ai ka thënë se të gjithë qytetarëve që kanë nevojë, shërbimet shëndetësore u ofrohen në orare dhe në hapësira të veçanta, në mënyrë që të parandalohet përhapja eventuale e virusit.

Dr Salihu ka thënë se Shtëpia e Shëndetit në Preshevë është e përgatitur edhe për situatën e shfaqjes eventuale të pandemisë.

Ai ka treguar se këtij institucioni shëndetësor nuk i është ofruar kurrfarë ndihme as nga Kosova dhe as nga Shqipëria.

“Tani nuk është momenti të kritikojmë as Qeverinë e Kosovës dhe as Qeverinë e Shqipërisë, sepse ato ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit, por e vërteta është se deri më sot nuk ka shprehur asnjë interesim për gjendjen në Preshevë asnjëra prej tyre”, ka thënë Salihu.

Por, ai ka treguar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të indinjuar me zhvillimet politike në Kosovë.

“Qytetarët e Preshevës janë shumë të revoltuar me politikën e Kosovës. Ata i gjykojnë liderët politikë në Kosovë për tensione politike në kohën kur më shumë se kurrë është i nevojshëm bashkëveprimi”, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...