Vjedhje me armë dhe trafik droge, arrestohet në Durrës 34-vjeçari shqiptar i kërkuar në Itali

E mërkurë, 08 Prill 2020 09:33

Kapet dhe arrestohet një 34-vjeçar në Durrës, me qëllim ekstradimi në Itali, aty ku ishte dënuar për disa vepra penale.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi B. Q., 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...