Pas pronarit të lokalit, edhe gruaja e tij del me koronavirus.

E mërkurë, 08 Prill 2020 10:19

Një tjetër rast me infeksionin COVID-19 është regjistruar në Elbasan, duke e çuar në 12 numrin e të prekurve në këtë qytet.
Ka rezultuar pozitive me koronavirus bashkëshortja e 46 vjeçarit, pronar i një restoranti, i cili një ditë më parë edhe ai u konfirmua me virus.
Nga 12 tamponë të marra familjes së 46 vjeçarit dhe kontakteve të tij të ngushta vetëm bashkëshortja ka rezultuar pozitive.
Kujtojmë se në përjashtim të rastit zero në Elbasan, të katër familjet e tjera në këtë qytet kanë pasur lidhje me njeri- tjetrin.
Si u infektua pronari?
Tre persona të cilët frekuentonin lokalin e shtetasit A.B në Elbasan kanë rezultuar pozitiv rreth dy javë më parë, ku dyshohet se e ka marrë edhe pronari i lokalit dhe më pas edhe bashkëshortja e tij.
Lokali i të infektuarve ndodhet në lagjen 5 maji, shumë pranë Gjykatës së re të qytetit.
Tashmë ambienti lokalit është dezinfektuar për të mos lejuar përhapjen e virusit vdekjeprurës COVID-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...