Punonjësit e Albpetrolit nisin protestat, kërcënojnë me grevë urie

Tuesday, 05 May 2020 11:32

Pas vendimit për uljen e rrogave apo ndërprerjen e kontratës së punës, shumë punonjës të Albpetrol kanë nisur prej ditës së sotme protestat.

Punonjësit ankohen se nuk ka asnjë lloj ligjshmërie në vendimet e drejtuesve të Albpetrol. Ata kërcënojnë me grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nuk drejtohet Albpetroli nga kapterra apo mjekë, shprehet një punonjëse e vjetër. E revoltuar ajo shton se vijnë nga Tiranë e nuk kuptojnë asgjë.

250 punëtorët e Albpetrol në qytetin e Fierit, që kanë mbi 35 vite në punë, po hidhen në rrugë pasi u thonë se do të ketë ulje pagash.

Punëtorët janë njoftuar për ulje të pagave dhe suprimim të vendit të punës nga administratori i Albpetrol. Mëngjesin e sotëm, 250 punonjësit janë mbledhur para godinës së Albpetrol duke protestuar për këtë vendim që e cilësojnë të padrejtë.

Punonjësit që kanë me një vjetërsi mbi 30 vjet në Albpetrol hiqen nga puna dhe iu mbahen pagat. Ata janë shprehur te indinjuar nga ky vendim që do t'i trajtojë me 50-60 % të rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht me 8 orë në ditë.

Sipas këtij vendimi, kërkohet pa asnjë motiv të reduktohen në 60% pagat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...