“Na morën atë që e kishim të shtrenjtë”- Besimtarja myslimane tregon në protestë çfarë i tha shefi i policisë kur e dërguan në komisariat

E mërkurë, 20 May 2020 19:28

Një nga ato që mbajti fjalim përpara protestuesve për shembjen e Teatrit Kombëtar, ishte një besimtare myslimane, e cila u shoqërua në komisariat gjatë së dielës.

Ajo tha se pavarësisht se me agjërim, i rrezistoi ndalimit nga policia, duke shtuar se qeveria do të marrë çdo gjë materiale që u përket shqiptarëve.

Pjesë nga fjala:

Në këtë shesh, isha një nga ato besimtaret që përjetuam përballjen me forcat e policisë së Edi Ramës dhe ende shpresonim se mund të shpëtonim pjesën e mbetur të teatrit. Në rajon më thanë se çfarë do ti me protestë, a nuk je në agjërim dhe se duhet të rrish në shtëpi.

U habita se si një shef policie bën një pyetje idiote. I thashë se në asnjë fe njeriu duhet të rri në shtëpi dhe të mos mbrojnë vlerat e tyre kombëtare. Ata janë aq budallenj sa nuk kuptojnë se çfarë është primare.

Unë nuk e prisha agjërimin sepse nuk doja të ndihesha e fyer. Pasi na morën atë që e kishim të shtrenjtë, atë godinë ku edhe zërat e zogjve këndonin ndryshe, për inat të policisë nuk e prisha agjërimin. Ata duan të marrin çdo gjë materiale dhe fizike tonën. Për vite e vite po bëhen padrejtësi të mëdha. Kjo revoltë është për të gjitha marrëzitë, padrejtësitë dhe hajdutllëqet që ky njeri po bën këtë vend.

Në një kohë kur njerëzit nuk kanë çfarë të hanë dhe ti ndalon edhe shoqatat humanitare. Vetë, një batakçi apo një kriminel mund ta bëjë këtë gjë.

Policët e Edi Ramës kujtojnë se njerëzit vijnë këtu për ndonjë interes materiale, kujtojnë se njerëzit mund të blihen. Atë ditë u shtypa si individ. Duhet t’ua tregojmë vendin këtyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...