BBC: A po shkohet përsëri drejt një karantine totale nga COVID?

Saturday, 31 October 2020 10:17

 

Duket se nuk ka të ndalur vala e dytë e koronavirusit, pavarësisht një pakete rregullash të reja të dizajnuara për ta bërë pikërisht atë.

Shkalla e infeksionit po rritet me shpejtësi, me vlerësime që sugjerojnë se deri në 100,000 njerëz në ditë mund të jenë duke kapur virusin. Franca ka pranuar që qasja e saj rajonale nuk po funksionon, duke njoftuar një bllokim të ri kombëtar. Gjermania, në një masë më të vogël, po planifikon gjithashtu një të tillë.

Uellsi është në mes të një bllokimi të shkurtër, në të cilin baret, restorantet, kishat dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur për dy javë.

Pra, a është thjesht çështje kohe për një bllokim të plotë?

Shkencëtarët sigurisht që mendojnë kështu

Jeremy Farrar, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat. Londër (Sage), i cili këshillon ministrat, thotë se kjo duhej të kishte ndodhur tashmë – dhe duhet patjetër që tani. Çdo vonesë, tha ai, do të kushtojë dhe do të thotë që kufizimet e mëvonshme do të jenë “më të vështira dhe më të gjata”.

Mjetet që kemi në dispozicion nuk po tregojnë efektivitet, tha Dr Duncan Robertson, duke iu referuar masave në Angli.

Sistemi i provës dhe gjurmimit, i projektuar për të zhdukur shpërthimet, nuk mund ta përballojë, tha ai.

Ai thotë se është thjesht çështje kohe deri në një izolim të plotë. /BBC/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...