“8 ambulanca me të sëmurë para Infektivit”, gazetari tregon pamjet: 20 urgjenca kanë mbërritur nga mëngjesi

Saturday, 31 October 2020 15:25

 

TIRANË
Gazetari Erjon Skëndaj ka sjellë një atmosferë të rënduar nga Spitali Infektiv, ose i quajtur ndryshe COVID 1 brenda QSUT-së. Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm urgjencash shëndetësore që kanë mbërritur gjatë ditës së sotme, ndërsa jashtë ambienteve, brenda ambulancave ka të tjerë pacientë që presin.

 

“Janë 8 ambulanca para Infektivit. Shumica e tyre janë me të sëmurë brenda. Nuk ka vende të lira në Infektiv dhe presin që dikush të dalë dhe pacienti të shtrohet në spital. Ka pacientë që po qëndrojnë në automjet për mbi një orë për një vend. Shikoni vetë pamjet. Ajo që kemi mësuar është fakti se në Spitalin COVID 3 nga burime jozyrtare mësohet se janë shtruar 12 persona. Të 12 personat janë forma të lehta klinike të COVID-19, pra nuk janë forma të rënduara sikurse urgjencat mjekësore që kanë mbërritur nga mëngjesi i sotëm. Me sa kam arritur të numëroj, nga ora 09:00 deri tani janë 20 urgjenca të mbërritura në Infektiv. 20 urgjenca, 8 i keni të stacionuara për mungesë të vendeve të lira. Kjo është situata, e njëjtë sikurse dje në të njëjtën orë.
Ndodh njëherazi lirimi i ambienteve nga pacientë që janë të shtruar, por numri i atyre që duan të shtrohen është shumë më i madh”, raportoi gazetari Skëndaj për

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...