Skandali në universitete: U dhanë miliona euro për karburant e ngrohje edhe pse auditoret ishin pa studentë

E mërkurë, 27 October 2021 08:53

 

Kërkimet shkencore në Shqipëri mbeten pa fonde. Universitetet kanë dhënë miliona euro për sigurinë e godinave, karburant makinash dhe ngrohje edhe pse studentët nuk ishin në auditore.

Edhe kur në auditore nuk ka pasur studentë, shpenzimet në periudhën pandemike mbeten thuajse të njëjta me ato vitet e tjera.

 

 

Për vitin akademik 2020-2021, 6 universitete shtetërore kanë shpenzuar 32, 5 mln euro vetëm për shërbime.

 

Shpenzimet më të shumta i ka marrë siguria e godinave. Nga 130.428 euro që janë përdorur një vit më parë, vitin e shkuar u hodhën 1.888.400 euro.

"Më dramatik bëhet fakti që në këtë vit online ku askush nuk ka frymuar në këto godina kemi një shtim prej 130 mijë eurosh të buxhetit për ruajtjen e godinave në krahasim me atë paraardhës," tha Qiraxhi.

Për kërkimet shkencore, niveli i fondeve është më i ulëti. Edhe kjo vlerë nuk ka qenë e shpërndarë te të gjithë por vetëm në dy universitete, ai i Elbasanit dhe Politekniku në Tiranë.

 

"Albania 1&2" së shpejti në orbitë, por sa kushton një satelit dhe lëshimi i tij në hapësirë?

"Të gjithë ata profesorë, të gjithë ata studiues dhe kërkues shkencorë mund ta kuptojnë se sa vlerë minimale dhe qesharake janë 17.700 euro për të kërkuar dhe për të bërë një kërkim shkencor," shtoi Qiraxhi.

Nuk kanë munguar as investimet për ngrohje, kur auditoret kanë qenë bosh.

"Këto godina pavarësisht se kanë qenë bosh duket se dikush është ngrohur dhe sallat janë ngrohur ku shohim se 332 mijë euro nga 6 universitete janë shpenzuar për ngrohjen dhe pastrimin e godinave," tha Qiraxhi.

Shpenzimet për karburantin e makinave kanë qenë gjithashtu të larta.

"Ne kemi përjetuar një mbyllje totale, ne kemi përjetuar në izolim në shtëpi, kemi përjetuar fasha orare të vendosura për shkak të Coivd, pro 120 mijë euro kanë shkuar për karburantin e makinave," vazhdoi Qiraxhi.

Këto shifra i pranojnë edhe pedagogët e universiteteve, të cilët thonë se lista e prioriteteve është e përmbysur.

"Për mua është e trishtueshme që institucionet e arsimit të lartë t'i kenë përparësitë e përmbysura."

Të dhënat janë mbledhur nga Qëndresa Qytetare në Universitetin e Tiranës, Politeknikun, Universitetin e Elbasanit, të Shkodrës, Korçës dhe “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Modifikuar më E mërkurë, 27 October 2021 17:19

10 komente

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

Aktualitet

Edhe Llogaraja mbulohet nga borë e dendur, fshati pa energji elektrike

  Reshje dëbore ka pasur edhe në Llogara gjatë orëve të mbrëmjes dhe në orët e para . Temperaturat e ulëta kanë bërë që fshati turistik i Llogarasë të zgjohen në...

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

Moti

Erdhi dimri/Java nis me shi dhe dëborë në zonat malore, temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius

  Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, që do të sjellin reshje shiu gjatë ditës së sotme, por edhe në vijim pritet...

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

Kronikë

U fut në tualet ti shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe

  Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët. Shkak i zjarri në banesë është...