SKANDALI/Formulari që po shpërndahet në kopshtet e fëmijëve, NËNA dhe BABAI futen në kllapa, zëvendësohen me PRINDI 1dhe PRINDI 2

E mërkurë, 27 October 2021 20:26

 

Një formular skandaloz po shpërndahet në koppshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai në formular janë futur në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2.

Foto po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta. Pastori Akil Pano i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor që të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, pasi sipas tij, është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Ai shprehet se Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...