Një udhëtim sado i gjatë qoftë nis me “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA

Saturday, 08 October 2022 14:37

Moti i qëndrueshëm po vijon edhe gjatë muajit tetor dhe shumë prej nesh kanë planifikuar fundjavën me familjen edhe jashtë Shqipërisë, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Greqi apo edhe në vende të tjera përtej rajonit.


Por rrugët e shteteve të tjera, të panjohura për ne, përmbajnë jo pak risqe, ndaj çdokush që kalon kufirin shqiptar duhet të ketë në makinë siguracionin “Karton Jeshil”.

Polica “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtarë teë Këshillit të Byrove.

Ky siguracion mbulon përgjegjësinë e përdoruesit të mjetit motorik ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit te një prej shteteve anëtarë te Këshillit te Byrove, ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas raportit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022, sa i përket ndarjes së tregut në Sigurimet Motorike, SIGAL UNIQA vijon të ruajë vendin e parë duke zënë mbi 21% të tij.

Edhe sa i përket dëmeve në Sigurimet Motorike, SIGAL është i pari me mbi 23% ose mbi 660 milionë Lekë të paguara tek klientët e saj në 8 muaj.

Por rritjen më të lartë këtë 8-mujor mes produkteve motorike e ka shënuar pikërisht “Kartoni Jeshil”, ku primet e shkruara bruto janë zgjeruar me 41% krahasuar me periudhën janar-gusht 2021. Edhe në këtë klasë sigurimi SIGAL UNIQA mbetet lider duke zënë 25% të tregut.


Përse nevojitet polica “Karton Jeshil” kur udhëtojmë jashtë?

Paisja me “Karton Jeshil” është i detyrueshëm për çdo mjet që udhëton jashtë Republikës së Shqipërisë (përjashtuar Kosovën).
Të mospaturit e siguracionit “Karton Jeshil” ka penalitete ligjore në varësi të vendit ku udhëtoni.
Mospasurit “Karton Jeshil” është edhe shkak ligjor për refuzim të udhetimit nga policia vendase.
Risku më i madh janë demet që mund ti shkaktohen palëve të treta nga drejtuesi i mjetit. Në pjesën më të madhe të shteteve nuk ka kufi ligjor për vlerën e dëmshpërblimit, por drejtuesi i mjetit duhet të paguajë vlerën e plotë të dëmit që ai shkakton, që mund të arrijë në miliona euro

Përse shqiptarët zgjedhin “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA Group Austria?

Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
Shërbim karroatreci
Riparim në vend i automjetit
Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
Parkim
Akomodimi në hotel
Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

“Kartoni Jeshil”, për një afat 15-ditor, kushton vetëm 40 euro dhe dëmi më i madh, paguar së fundmi, ka qenë mbi 1.6 milion euro. Ndërsa rezerva e demit për këtë kategori është 11.574.481 euro për 1105 dëme, çka do të thotë mesatarisht 11 mijë euro për dëm.

Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa të mos përballohet edhe gjatë gjithë jetës suaj…
https://www.youtube.com/watch?v=kgM0IiSxYtY

BLI ONLINE Siguracionin “Karton Jeshil” në pak minuta në: https://sales.sigal.com.al/…/KJ/KartonJeshilonline.aspx

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacione:

Web: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...