Olldashi: Të rritet granti për Universitetet, kërkesat janë të drejta jo për të marrë ofertë

E Enjte, 13 October 2022 14:50

 

Pedagogia Enkelejda Olldashi, komenton ofertën e Kryeministrit Edi Rama, për rritjen e pagës me 15%, ku 8% do paguhet nga buxheti dhe 7% nga paratë e mbledhura prej studentëve.

Olldashi tha në studion e MCN Live se kur bëhet fjalë për organizimet e stafeve akademike, fjala protestë duket sikur tingëllon ashpër, duke e quajtur forum akademik të daljes publike në shesh.

 

Ajo ftoi pedagogët që të dalin nga auditorët, për të drejtat e munguara prej shumë vitesh, teksa propozimin e Kryeministrit nuk preferoi që ta quajë ofertë, duke shtuar se kërkesat nuk janë bërë që dikush të bëjë ofertë, pasi janë kërkesa të munguara që dikush duhet ti kishte si të drejta.

Sipas saj, tubimet janë organizuar jo pa qëllim afër auditorëve, por kanë zënë sheshet e auditorëve që i’u përkasin për të kërkuar të drejtat legjitime.

Nuk jemi për asnjë ofertë që mund të na vijë, rektorët, dekanët shefat e departamenteve duhet ta kishin ngritur zërin më herët. Nëse i drejtohesh qeverisë si organizëm politik, bën kërkesa politike. Ne e kemi drejtuar këtë kërkesë ndaj institucioneve. Kemi dijeni si sindikatë, që drejtuesit e institucioneve tona publike, rektorët, kanë kohë që i kanë kërkuar qeverisë rritje të pagave. Kur ne artikuluam këto thirrje, për pikat e protestës, kanë të bëjnë me një dinjitet ekonomik, të cilat janë kërkesa dinjitoze, si vitet e punës që paguhen në universitete. Ne paguhemi deri në 15 vite. Që pasi ti bëhesh profesor, çdo vit i yti në karrierë nuk ka asnjë rritje financiare dhe kjo është e padrejtë. Kemi kërkuar që të paguhemi për vjetërsi deri në 25 vite. Vlera e punës do i bënte profesorët që të qëndrojnë në universitete. Ne jemi sindikatë jo vetëm për pedagogët, por për punonjësit e universiteteve. Laborantët nuk marrin dëmshpërblim për dëmin e pësuar në punë. Këtë të drejtë e kanë pasur më parë. Dikur merrnin shtesën mbi pagë, por ky element është hequr. Vështirësia se ti punon me kimikate, është element kushtetues i pagës. Për orët suplementare, pagesa është jo dinjitoze që cenon jo vetëm profesoratin e brendshëm por edhe pedagogët me kontratë ose siç njihen pedagogët e jashtëm. Një profesor i jashtëm paguhet nga 5 euro deri në 7 orë, që do të thotë se nuk vjen vetëm për aspektin ekonomik, por për pasion. Vetëm njerëzit që kanë vlera duhet të sakrifikojnë? Mua më dhemb familja ime akademike dhe kjo është arsyeja pse sot jam bashkuar dhe jam aktive. Nuk më pëlqen që numrat janë ata që tregojnë forcën, ne do të vazhdojmë edhe sikur të jemi 2-3. Bëhet fjalë për 5 mijë punonjës në të gjithë Republikën dhe nuk është një shumë aq e madhe sa do të rëndonte buxhetin. Nuk besoj se na duhen 5 mijë veta për të kërkuar të drejtat tona. Numri është i parëndësishëm, ka rëndësi për të treguar forcë. Por jo gjithmonë forca vjen nga numrat. Të qenit profesor nuk do të thotë se je në shërbim vetëm në orët e mësimit, por edhe përtej, çdo konferencë apo studim më tej, është në shërbim. Kryeministër të lutem të paktën drejto një ndjesë publike, për adresimin ndaj pedagogëve. Që të jesh në krizë do të thotë të ndërpresësh disa shërbime strategjike dhe ngre kapacitetet intelektuale. Kryeministri tha se ne do të kujdesemi që universitetet t’i bëjmë bashkëpunëtorë, këtë konsiderova si ofertë se ajo 7% ishte një sfidë për qëllimin tonë nëse mund të regjistrojmë. Që të krijosh modele duhet që këta njerëz t’i motivosh dhe vlerësosh. Qëllimi i Kryeministrit që duket për lirinë financiare, të përdorim sa duam fondet tona. E di që të ardhurat tona janë vetëm tarifat e studentëve, kur ulen tarifat e studentëve ulen të ardhurat. Kryeministri nuk është se uli tarifën e studentëve dhe rriti grantin e Universiteteve. Me çfarë të ardhurash do rriten pagat? Kërkojmë të rriten pagat për Universitetet, në mos për pagat, rrit grantin për studimin shkencor. Sot jam në emër dhe të ish-profesorëve të mi dhe të atyre që kanë krijuar institucionet tona publike dhe nuk jam vetëm për pagën time.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...