Golem: IKMT dhe Policia fillojnë shembjen e katit të dytë të resortit 'Prestige'

Saturday, 03 December 2022 11:24

Gazetarja e SYRI TV raportoi nga vendi i ngjarjes se sipas burimeve jozyrtare, fjala është se do të shembet vetëm hoteli, godina, ndërkohë që ajo është e rrethuar nga shtëpiza të vogla. Nëse godina do të shembet me tritol, atëhërë me siguri do të ketë edhe dëme në këto ambiente të tjera të të njëjtit resort.

Zyrtarisht nuk dihet kur pritet të hidhet në erë godina, pasi për të tretë ditë vazhdohet të hapen vrima për vendosjen e eksplozivit në themelet e saj.
 
 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, zbarkoi të enjten në Golem duke larguar punonjësit dhe pushuesit e resortit luksoz “Prestige” nga godina me njoftimin se do të fillonin shembjen e tij. Shembja nisi menjëherë.

Resorti është pronë e Irfan Hysenbelliut, pronar i grupit mediatik “Focus Group” që përfshin televizionin News24, portalin Balkanweb dhe gazetën Panorama.

Në fillim të këtij viti, këtij resorti iu dha goditja e parë, kur në prani të pushuesve të shumtë që kishin prenotuar pushimet e tyre, fadromat e IKMT shembën pishinat.

Pronarët e resortit dhe mbrojtësit ligjorë të tyre deklaruan si atëherë, ashtu edhe tani, se vendimi ishte i paarsyetuar dhe i paargumentuar ligjërisht, i fshehur pas termit “rikthim i ligjshmërisë”. Asnjë dokument zyrtar nuk është paraqitur publikisht për arsyet e shembjes së pronës me vlerë rreth 30 milionë euro.

Nga analistët, mediat, opinioni, sulmi kundër bizneseve të z. Hysenbelliu është një hakmarrje e qartë politike e Kryeministrit Edi Rama, për shkak të politikës editoriale të mediave të grupit, kritikave kundër qeverisë dhe denoncimit të aferave të rënda korruptive të saj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Politikë

Mira Murati gruaja e parë shqiptare emërohet CEO e OpenAI (inteligjenca artificiale)

Bordi i drejtorëve të OpenAI shprehet në një njoftim, se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvendësohet nga shefja e teknologjisë, shqiptarja Mira Murati. Kompania tha se kreu “një proces...

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Kronikë

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Burimet nga policia thanë se, rreth...

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Politikë

Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend.

Nga Mariela Shkurta: Veprime te turpshme, qe tregojne haptazi se si funksionon drejtesia ne vend. Sot, bashkeshortit te ministres Xhacka iu sekuestrua trualli, por ish-deputeti i PS vijon te mbetet njeri i...