Meta: Vizita e Papa Vojtilës tablo biblike

E Enjte, 26 Prill 2018 11:25

Me rastin e 25- vjetorit të ardhjes së Papa Vojtilës në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Kishën e Zojës në Shkodër. Vizita e Papa Vojtila para 25 vitesh në Shkodër shënoi një ngjarje historike për Shqipërinë e atyre viteve.

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra tha se vizita e Papa Vojtilas ishte historike për ne. “Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në atë kohë. Kemi bërë shumë, kemi ndërtuar edhe Kishën e Zojës por kemi ende shumë për të bërë:, u shpreh Arqipeshkvi Massafra gjatë predikimit në meshë ku po merr pjesë Presidenti.

Nga ana e tij, Meta iu ka bërë thirrje të fortëve të pushtetshëm të jenë pranë të varfërve.

“Një thirrje për të fortët e pushtetshëm që të jenë pranë të varfërve për barazi, drejtësi, paqe e harmoni. Ne jemi sot këtu në këtë kishë të shkatërruar nga sistemi i Enver Hoxhës në regjimin komunist dhe lakejtë e tij. Sot ne jemi këtu si dëshmi e Zotit. Nëna Maria na thotë që të jemi me Zotin dhe Kishën e Jezusit”, tha Meta.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 11:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...