Krimi në Shkodër, kush është gruaja që u masakrua nga 69-vjeçari (FOTO)

Premte, 27 Prill 2018 10:49

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme  në Shkodër, ku një 69-vjeçari Bashkim Teli ka goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij Suzana Shemuni, 58 vjeçe e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë tek rruga “Dervish Beg” në katin e katërt të një pallati. Autori dhe viktima kishin 6 muaj që bashkëjetonin me njëri-tjetrin ndërsa kishin mbetur të ve pak vite më parë të dy.

Rreth orës 24:00 çifti kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Në debat e sipër Bashkimi ka marrë një mjet të fortë prej hekuri dhe e ka goditur bashkëjetuesen duke e lënë të vdekur në vend.

69-vjeçari është arrestuar pak metra larg banesës. Pas kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor, trupi i viktimës është dërguar me një ambulancë të spitalit rajonal të Shkodrës drejt morgut për këqyrje të mëtejshme. Në polici autori është treguar krejt i qetë ndërsa nuk ka qenë në gjendje të dehur siç pretendohej fillimisht.

Ai ka rrëfyer se pas një debati me bashkëjetuesen e ka goditur atë me mjetin e fortë. Bashkim Teli ka qenë i martuar më përpara dhe është baba i dy vajzave. Pas disa viteve nga vdekja e bashkëshortes ai nisi bashkëjetesën 6 muaj më parë me Suzanën, që gjithashtu kishte humbur burrin. Edhe viktima ishte nënë e katër fëmijëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...