Përse njeriu "zgjodhi" seksin?

Diel, 29 Prill 2018 19:14

Nga Prof. Dr Myftar Barbullushi

Kafshët, insektet, zogjtë, gjitarët, riprodhohen vetem nepermjet seksit, nderkohe qe shumë organizma te tjera si, kermijte, ylli i detit, bimet, kerpudhat, riprodhohen ne menyre joseksuale duke mos pasur nevoje per partner. Njeriu ka "zgjedhur" seksin. Perse ? Per Darvinin fillimi i riprodhimit seksual dhe evolucioni i ketij procesi ishte objekt i një misteri të madh per te cilin ne vitin 1862 ai do te shprehej : "Ne akoma nuk jemi te qarte se perse qeniet e reja duhet të prodhohen nga bashkimi i dy elementeve seksuale. Misteri është ende i fshehur në errësirë". Per njeriun e sotem nuk eshte e lehte të imagjinohet qe Leshterikët (algat e kuqe te detit) ishin te parat qe rreth 1.2 miliardë vite me pare filluan marrëdhëniet seksuale. Te zbuluara brenda shkëmbinjve Arctic ne Kanada, ato konsiderohen si "fosile të gjalla" per të na treguar më shumë për origjinën e riprodhimit seksual. Ndersa fosilet e një peshku primitiv te quajtur Microbrachius dicki, te gjetura në shkëmbinj 385-milion-vjeçare, në Skoci, meshirojne ne menyre spektakolare formen e seksit qe ne njohim dhe aplikojme sot. Analiza e kujdesshme e fosileve tregoi se femrat e ketij peshku kishin disa krahe të vogla që fusnin brenda tyre mashkullin, duke e perfshire keshtu në riprodhimin seksual. Seksi kushton, ndaj ai duhet të ofrojë shume avantazhe që te peshojne më shumë se disavantazhet apo sakrificat per ta realizuar ate. Ne konkurencen e perzgjedhjes se partnereve për të riprodhuar, një individ duhet të "luftoje" e "dominoje" ne ambjentin per rreth. Shumica e specieve, nga bimet e deri te kafshet, janë te preokupuara per seksin dhe do te benin "marrezira" pa fund për të fituar një partner. Një zog australian, ndërton tenda (të cilat nuk janë fole, por vende kortezije) te dekoruara e të zbukuruar me pupla, predha dhe objekte të tjera për ti bere pershtypje dhe per të tërhequr femrën, nderkohe qe nga ana e tyre edhe femrat preferojnë dhe zgjedhin si partnerë ndërtuesit me cilësite më të lartë ne ndertimin e tendave. Manakini, një zog i vogel që jeton në Amerikën tropikale te Jugut, mashkull i së cilës është zakonisht me pupla me ngjyra të ndezura, perfaqeson nje zog kengetar të njohur për sjelljet e tij të mahnitshme gjate ciftezimit. Meshkujt konkurrojnë për vëmendjen e femrave nëpërmjet performances ekstravagante të pendëve së tyre. Interpretimi i pantomimes se moonwalk (shetitjes ne hene) te Michael Jackson-it, nga manakini mashkull me koken e vogel e te artë, eshte mahnites. Nepermjet kraheve, duke deformuar me mjeshtri pendet e tyre, ai krijon një këngë paksa te cuditeshme per veshet tane por qe terheq femrat per ciftezim, duke personifikuar një shembull tjeter bindës se si preferencat, shija per te bukuren, të manakineve femra kane modeluar evolucionin, jane kthyer ne një motor te evolucionit. Xixëllonja femer djeg bishtin e saj per të ndricuar e joshur keshtu meshkujt. Parfumi i prodhuar nga një lule është thjesht një mashtrim i zgjuar për të tërhequr insektet që pasi e marrin polenin ndalin tek bimët fqinje, duke i perfshire ato në procesin e fertilizimit. Ne fakt, seksi na bën me te forte, më pak të prekshëm nga nje sere semundjesh, me te zot per t'i perballuar ato, pasi ai nxit sistemin mbrojtes, ndihmon në parandalimin e kancerit, në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit, e cka eshte me e rendesishme kontribon në pamjen rinore dhe ne rritjen e jetëgjatësisë. Pak kohe me pare, Matthew Goddard nga Zelanda e Re krijoi dy lloje maja-je, nje lloj që mund të riprodhohej nepermjet seksit dhe një tjerë pa seks. Në kushtet e stresit, të tilla si mungesa e lendeve të ushqyese dhe ambjenti agresiv, ajo vuri re se u rriten vetëm majatë e riprodhuara seksualisht ndersa ato te riprodhuara ne rruge joseksuale u zhduken pasi nuk i rezistuan semundjeve te ndryshme. Riprodhimi seksual është shume më i favorshëm për evolucionin sesa riprodhimi joseksual. Me larmi gjenesh në dispozicion, riprodhimi seksual, nepermjet kombinimeve te shumta gjenetike te te dy prinderve, krijon pasardhes me "dallime individuale" te pafund, pra individe te ndryshem, mbi te cilat vepron seleksionimi natyror, duke perzgjedhe më të mirët dhe më të fortët. Ndaj, me te drejte, historia e seksit konsiderohet si një preokupim publik qendror dhe angazhimi ne mbrojtje te vlerave te tij do te jete nje detyrim i fuqishem ligjor pasi kushtezon te tashmen dhe te ardhmen e shoqerise tone.Pra, zgjedhja e riprodhimit nepermjet seksit duket se nuk ka shumë nevojë për shpjegime. Ta ruash ate mendoj se ka shume nevoje per shpjegime, pasi seksi mund të jetë i pëlqyeshëm, por mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kenë efekte të rënda afatgjata që përfshijnë humbjen e riprodhimit dhe kanë potencialin që të jenë kërcënuese për jetën. Ndaj, të mësosh mbi shëndetin seksual do të thotë të mësosh nje dimension thelbësor të shëndetit dhe te mirëqenies njerëzore. Ndotja e ajrit me metale te renda, pesticidet ne ujin e pishem, perdorimi pa kriter i barnave nga farmacite, infeksionet seksualisht te trasmetueshme, cigarja, alkoli dhe disa lloje drogash po shkaterrojne jeten seksuale, kete aset te vyer te qenjeve njerezore."Seksi është një kërkesë e fuqishme për veprim, ku forcat shperthejne si një ciklon thuajse i pakontrollueshem. Por, kur emocioni i dashurisë fillon të përzihet me emocionet e seksit, rezultati është qetësia, vetepermbajtja, saktësia e gjykimeve dhe nje ekuiliber i perkryer » - shprehet Napoleon Hill, ne librin e tij te botuar ne vitin 1937, Think and Grow Rich.Prof. Dr Myftar Barbullushi

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 19:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...