Pishina më të çuditshme në botë do ndërtohet në Kopenhagën me sipërfaqe 5,000 metra katrorë

Diel, 29 Prill 2018 19:23

Të pakta janë pishinat që mund të shndërrohen në objekte kulturore të një vendi. Një prej tyre pritet të jetë edhe pishina më e re që do të ndërtohet në Kopenhagën.

Pishina do të ketë formën e një piramide gjigante të përbërë nga disa piramida (pishina) më të vogla, ku secila prej tyre lidhet me njëra-tjetrën me kanale të mbushura me ujë që arkitektët i kanë quajtur ashensorë ujorë.

Studioja arkitekturore që fitoi konkursin për të këtë projekt është Kengo Kuma & Associates nga Japonia.

Ideja kryesore e tyre ishte që të theksonin mbi të gjitha rëndësinë e ujit në historinë e njerëzimit që nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme.

Kjo qendër plot me pishina do të ketë sipërfaqe prej 5,000 metra katrorë

Ajo pritet të hapet në vitin 2021 dhe do t’i japë zonës së ishullit Paper në Kopenhagën pamje krejtësisht të re, sepse pritet të tërheqë numër të madh turistësh.\

Çdo pishinë ka një hapësirë dhe ndriçim specifik dhe secila duket sikur është e ndarë nga të tjetra, duke i krijuar në këtë mënyrë të gjithë atyre që duan edhe pishina të vogla dhe me pak njerëz, jo hapësira gjigante të mbipopulluara.

Sipas një deklarate të zyrës së bashkisë së Kopenhagës, ndërtesa, e cila sipas tyre nuk mund të quhet thjesht një pishinë por një qendër e madhe dhe një projekt unik, i cili do të krijojë një lidhje midis tokës dhe ujit,  shpresohet që t’i japë jo vetëm ishullit Paper por të gjithë Kopenhagës pamje të re dhe më tërheqëse për turistët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...