Jashtë trafikues, brenda biznesmen/ Kush është koka e trafikut të drogës në Spanjë

E Enjte, 03 May 2018 18:31
foto ilustruese foto ilustruese

Një nga bosët shqiptarë që u kap me drogë në Spanjë është Arjan Ndoci, vëllai i një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend Arjan Ndocit, të cilit i janë besuar nga pushteti ndërtime të shumta. Ai gjithashtu rezulton ortak në një qendër tregtare.  Vëllai i Arjan Ndocit ka në pronësi gjashtë kompani ndërtimi të cilat kanë ndërtuar disa godina të mëdha në Tiranë mes tyre edhe qendra biznese të rëndësishme për kryeqytetin. Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur.

Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.

Vëllezërit Ndocaj asnjë lidhje biznesi me njëri-tjetrin

Mes Arjan Ndocajt dhe Viktor Ndocajt nuk rezulton asnjë lidhje apo përfshirje në biznese të përbashkëta. Bie në sy se edhe nga aktivitetet e familjes Ndocaj, emri i Arjanit nuk është i përfshirë.

Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin; Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...