Bulqizë/ Shembet rruga në zonën e parë të minierës

E Enjte, 05 Prill 2018 08:37

Shembet sërish rruga që lidh zonën e parë me zonën D të minierës në Bulqizë.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Kjo është hera e dytë brenda harkut kohor prej 6 muajsh, ku herën e parë pak metra më larg u fundos një kabinë furgoni, e cila shërbente si dhomë ndërrimi për minatorët, ku fatmirësisht në ato momente nuk ndodheshin minatorët.

Kjo shembje e rrugës ka bërë që minatorët e zonës D të shkojnë në këmbë për të nisur punën atje.

Sipas ekspertëve të minierave, janë hapësirat e galerive që janë shfrytëzuar për nxjerrjen e kromit ku ka ndodhur shembja nëntokësore.

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 12:15
Login to post comments