×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sa të varur janë të moshuarit? Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta në Europë

Tuesday, 08 May 2018 20:12

Shqipëria ka një ndër normat më të ulta në Europë të varësisë së moshës së tretë. Kjo normë tregon se sa persona në moshë pune, pra 15 deri në 64 vjeç, ka për çdo të moshuar mbi 64 vjeç.

Sa më e lartë të jetë kjo normë në përqindje aq më problematike është situata, pasi tregon se duhen më pak kontribuues në skemën e sigurimeve për të garantuar pensionin e më të moshuarve.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se, për Shqipërinë ky raport fiksohet në pak më shumë se 1 në 5, ndërkohë që për Europën fiksohet në 1 në 3. Norma për Shqipërinë fiksohet në 19% dhe siç e tregon qartë grafiku, vendi ynë është i treti në Europë për normën më të ulët, pas Turqisë dhe Maqedonisë.

Në Shqipëri norma është ekzaktësisht sa ishte në Bashkimin Europian 20 vite më parë.

Gjithsesi, trendi i popullsisë së fundmi në vendin tonë tregon qartë tendencën e plakjes së popullsisë, çka do të nxisë pashmangshmërisht një rritje të kësaj norme.

Fenomeni i plakjes së popullsisë shqiptare ka ngritur edhe këmbanat e alarmit.

Pavarësisht kësaj, situata në krahasim me Europën duket bindshëm më optimiste.

rgtv

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...