×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Kullat e ujit në Myzeqe, kthehen në rrezik për banorët

Premte, 06 Prill 2018 17:10

Kanë 40 vjet që rrinë mbi kokat e banorëve të Muzeqesë. “Ajo kulla, mbase qe regjimi i keq i Enver Hoxhës po ai e bëri atë për të furnizuar me ujë dhe kishim ujë kaq shumë” thotë një banor izonës. Dikur shuanin etjen e tyre, kurse sot u rrezikojne jetën. “Kur fryu kjo era e madhe tani, ne rrezikoheshim nga kullat lart”. Eshte fjala për kullat e ujit të pijshëm në Topojë, Shën Pjetër e Seman në Fier. Nga kjo kjo strukturë gjigande, e cila sot nuk ka asnjë funksion furnizoheshin me ujë të pijshëm disa fshatra. “Uji ngjiteshe lart. Nëpërmjet tubave furnizohesh fshati”. Aktualisht, uji u shkon nga një tjetër rrjet, por banorët ishin më të kënaqur, kur kullat ishin në punë. “Ishte shumë ujë i irë. Edhe rrethi nuk e kishte atë ujë”. Por, të mbetura kështu, ngrehina të shkreta, kullat gati gjysmëshekullore po frikësojnë fshatarët. Ato janë të amortizuara dhe jashtë kujdesit të autoriteteve përkatëse. “Ajo po të bjerë shkatërron dynjanë. Ta heqin, ta prishin fare. Ai që e ka afër oborrit, frikë ka të bëjë shtëpi” tremben banorët. Përveç nostalgjisë për disa banorë, këto konstruksione betoni nuk i sjellin asnjë dobi zonës, e cila po shkon drejt zhvillimit të turizmit bregdetar. Pjesa më e madhe e tyre janë të rrënuara dhe në lartësinë e mbi 20 metrave qëndronjë në këmbë vetëm hekurat që kanë shërbyer për të lidhur trupin e kullave. Të tilla, siç janë ato shënjojnë zonat në të cilat shtrihen si mbetje të sistemit të kaluar dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet më tej me to.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...