Alarmi e ish-ministrit: Ajo që po ndodh në plazhet shqiptare është e patolerueshme

Diel, 20 May 2018 09:53

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar situatën me mushkonjat më plazhet shqiptare. Sipas Panaritit kjo situatë është e pa tolerueshme dhe se institucionet nuk po e bëjnë detyrën e tyre. “Kjo është një situatë tipike shqiptare, që nuk shihet në plazhet e Kroacisë, Malit të Zi, Italisë dhe Greqisë”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë

Pas nje muaji te lagesht po perballemi me koloni te shumefishta te mushkonjave ne zonat e bregdetit! Është e pamundur te dalesh ne plazh dhe të shetitesh buzedetit shqiptar, vecanerisht ne perendim te diellit, pa u sulmuar dhe pickuar prej tyre. Produktet me te shitura keto dite ne plazhe dhe ne zona turistike, jane kremi dhe pomada kunder mushkonjave, te cilet lipset ti perdoresh jo thjesht per te shmangur dhimbjen dhe skuqjen nga pickimi, por per te parandaluar mundesine e infektimit nga infeksione te rrezikeshme virale qe perhapen nga keto insekte, si ethet hemorragjike, encefalite dhe deri te malaria . Kjo eshte nje situate tipike shqiptare, qe nuk shihet ne plazhet e Kroacise, Malit te Zi, Italise dhe Greqise... Perse kjo ndodh te ne dhe jo te ata? Sepse te ne, në prapavijen bregdetare kemi pafund pellgje me uje shiu, te cilat perbri plehrave ne dekompozim, krijojne "parajsen" per shumimin eksponencial te mushkonjave... Nderkohe, ne papergjegjshmeri te plote pushteti vendor rri dhe pret qe keto pellgje ti thaje dielli, pa asnje nderhyrje rehabilituese,dezifektim e trajtim. Me miliona mushkonja depozitojne vezet buze pellgjeve dhe brenda nje kohe te shkurter krijojne breza kolonish, te cilat per mua perbejne kercenimin me serioz per pushuesit dhe turizmin shqiptar.. Nuk ka gje me te rendesishme dhe prioritare per bashkite e zonave turistike se parandalimi dhe kontrolli i nje kercenimi te tille. Te nderhyhet sa me pare, sa nuk është vone!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...