Porosi nga Maroku/ Zbardhen përgjimet e grupit të vizave, “Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat”

Diel, 20 May 2018 10:07

 Zbardhen disa nga përgjimet të grupit prej 17 anëtarësh që trafikonin emigrantë drejt SHBA-ve dhe vendeve të BE-së, duke përdorur viza të falsifikuara. Bëhet fjalë për operacionin e koduar “272”, i cili është shtrirë edhe në disa vende të rajonit, ku në pranga kanë rënë 42 persona, 17 prej të cilëve në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, i ka pasur në përgjim anëtarët e grupit, që nga viti 2016. Komunikimet mes tyre bëheshin kryesisht përmes aplikacioneve “Whatsapp” dhe “Viber”, por nuk mungojnë edhe telefonatat. Burimet thonë se grupi merrte 20 mijë euro për çdo emigrant që dërgonte drejt Kanadasë dhe SHBA-ve.

Grupi, pasi gjente porositë, sigurohej që t’i pajiste emigrantët me dokumente të falsifikuara, që nga lejet e qëndrimit italiane e deri të vizat amerikane dhe më gjerë. Nga bisedat e përgjuara del se moshat e emigrantëve etiketoheshin përmes komunikimeve si numra këpucësh, në mënyrë që të mos binin në sy. Për transport, përdoreshin kryesisht autobusë ndërkombëtarë, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime për emigrantët që trafikoheshin. Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bien në sy biseda konkrete për falsifikimin e dokumenteve, siç është ajo mes dy ndërmjetësve Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj për falsifikimin e lejeve të qëndrimit për në shtetin italian.

Emigrantët shqiptarë pajiseshin me dokumente, sikur të ishin shtetas italianë dhe duke qenë qytetarë të BE-së kalonin lehtësisht në vende të Perëndimit si SHBAtë dhe Kanadaja. Por klientë të grupit nuk ishin vetëm emigrantë shqiptarë, por edhe të huaj. Kështu rezulton në një përgjim të datës 7 janar mes Stojkut dhe Myrtajt, ku flitet për një porosi të ardhur nga një shtetas maroken, që kërkonte leje qëndrimi italiane. Stojku dhe Myrtaj flasin me njëri-tjetrin për emrin e qytetit dhe për lejen e qëndrimit, të cilën arrijnë ta falsifikojnë, pa hasur shumë vështirësi. Gjithashtu, në dosje janë edhe disa përgjime mes bashkëjetuesit të oficeres së Policisë Entela Çala me njërin nga anëtarët e grupit që flet për disa porosi.

BISEDA MES STOJKUT DHE MYRTAJT PËR LEJET ITALIANE

Alfred Myrtaj: Desha me të pyet për një gjo, Fredi jam, alo?

Gentjan Stojku: Po, ça bone, po të dëgjoj.

Alfred Myrtaj: Eee, këto Leçe janë të gjitha?

Gentjan Stojku: Po.

Alfred Myrtaj: Me një fjalë, çdokush atje i merr, apo…

Gentjan Stojku: JO, po këto janë të asaj, pastaj ka edhe Milano, ka, po komuna ku ka qenë me një fjalë, që kanë dalë ato. Kanë qenë në atë komunë…

BISEDA STOJKU-MYRTAJ PËR MAROKENIN

Alfred Myrtaj: Ça është ajo?

Gentjan Stojku: Po ai është qyteti e shteti është në Marok.

Alfred Myrtaj: Eeeee…

Gentjan Stojku: Kurse ai është qyteti.

Alfred Myrtaj: Po kaq gjatë e kanë ato?!

Gentjan Stojku: Farni pra, futu shikoje po qe se ke internet, se mos ma ngatërron, se e ka shkruar frëngjisht ai.

Alfred Myrtaj: E di, e di se është emër ai, pra NOM është.

Gentjan Stojku: Është mbiemri, shiko Prenom është NEME. Kurse Ifrani Dame është qyteti, shteti është Marok.

Alfred Myrtaj: E marr vesh, e marr, nga ato “sonxhornot”?

Gentjan Stojku: Jo nga ato të shtrenjtat, nga ato të thjeshtat, nga ato të tjerat që janë me qese.

Alfred Myrtaj: Domethënë, nga ato të thjeshtat.

PËRGJIMET MES BASHKËJETUESIT TË POLICES DHE UKUT

Bashkëjetuesi i Entela Çela: A m’i bëre ato?

Arjan Uku: Të kam bërë dy porosi.

Bashkëjetuesi i Entela Çala: Pse u vonuan kaq shumë këtë herë?

Arjan Uku: Ka pasur fluks këtë kohë vlla.

Bashkëjetuesi i Entela Çalës: Kur të mundesh, kalo nga unë për të folur edhe për gjera të tjera, ose më prit te lokali pas një ore.

Arjan Uku: Ok, ok! Vetëm mos harro “ato”, se duhet t’ia dërgoj atyre të tjerëve.

2

FALSIFIKIMET

Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar. Shtetasit Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Entela Çala, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Ismail Alushani, Ylli Gokaj, Aleksandër Leka, Shkëlqim Mema, Qazim Hysko, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin emigrantët.

NË BURG 13 ANËTARË, U ZBULUAN SHTATË LABORATORË

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 13 nga 17 të arrestuarit për skemën e falsifikimit të vizave amerikane. Seanca maratonë zgjati rreth 8 orë dhe në fund, Gjykata vendosi të japë 13 “arreste me burg” dhe 4 “arreste shtëpiake”. Në “arrest shtëpie” u la edhe efektivja e Policisë, Entela Çala, si edhe korrieri Mario Myrtaj. Gjithashtu, në “arrest shtëpie” u lanë edhe Rozalba Hotaj dhe Vera Mehmetaj. Gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe 11 laboratorë të prodhimit të dokumenteve false, 7 prej të cilëve në Greqi dhe 4 në Shqipëri.

PJESETARËT E GRUPIT

  1. 1. Ilir Myrtaj, arrest me burg
  2. 2. Alfred Myrtaj, arrest me burg
  3. 3. Marjo Myrtaj, arrest shtëpie
  4. 4. Albert Xhelilaj, arrest me burg
  5. 5. Gentjan Stojku, arrest me burg
  6. 6. Florjan Hysenaj, arrest me burg
  7. 7. Entela Çala, arrest shtëpie
  8. 8. Arian Uku, arrest me burg
  9. 9. Keldi Beshi, arrest me burg
  10. 10. Arben Kadiu, arrest me burg
  11. 11. Ismail Alushani, arrest me burg
  12. 12. Ylli Gokaj, arrest me burg
  13. 13. Aleksandër Leka, arrest me burg
  14. 14. Shkëlqim Mema, arrest me burg
  15. 15. Qazim Hysko, arrest me burg
  16. 16. Rezalba Hotaj, arrest shtëpie
  17. 17. Vera Mehmetaj, arrest shtëpie/panorama.com
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...