“Profesionistët e sistemit shëndetësor në "sitën" poshtëruese të ministres”

Diel, 20 May 2018 10:15

Pas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, me synim ristrukturimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor Spitalor, janë larguar nga puna 27 punonjës. Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e PD, Orjola Pampuri.

“Ministrja e Shëndetësisë, në emër të ristrukturimit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor Spitalor, ka shkarkuar me një urdhër të posaçëm e pa asnjë baze ligjore 27 profesionistë me eksperiencë pune disa vjeçare në ketë institucion, ndërkohë ka mbajtur në punë persona pa përvojën e duhur, e të punësuar vitet e fundit nëpërmjet strukturave të Partise në pushtet”, shprehet ndër të tjera deputetja.

Reagimi i plotë:

Profesionistet e sistemit shendetesor ne "siten" poshteruese te ministres se shendetesise......

Ministrja e Shendetesise, ne emer te ristrukturimit te Fondit te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor Spitalor, ka shkarkuar me nje urdher te posacem e pa asnje baze ligjore 27 profesioniste me eksperience pune disa vjecare ne kete institucion, nderkohe ka mbajtur ne pune persona pa pervojen e duhur, e te punesuar vitet e fundit nepermjet strukturave te Partise ne pushtet, te cilet zevendesojne profesioniste te perkushtuar, me pervoje e pa patur asnje verejtje ne punen e tyre te shkelqyer. Sulmi ndaj opozites po pershkallezohet ne menyre te paprecedente edhe ne strukturat e sistemit shendetesor duke perfshire ne siten e selektimit edhe personelin, profesionistet e punonjes te tjere te sistemit shendetesor.

27 profesioniste te nderuar ne ditet e para te javes ne vijim marrin pezullimin perfundimtar ne emer te nje pseudoristrukturimi, te paramenduar. Ministrja se bashku me drejtorin e Fondit do t'i duhet t'i jape motivin e pezullimit nga puna, ketyre profesionisteve ne nje seance degjimore ne komisionin e Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale. Ata jane mjeke dhe profesioniste te nderuar, e dinjiteti i tyre eshte me i larte se nje vend pune, por misioni i tyre eshte me i shenjte se nje laps qe di te shkruaje vetem zhgarravina.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...