“Dëshmitari X” për Agron Xhafajn: I pushtetshëm ka qenë dhe është!

Diel, 20 May 2018 10:18

Albert Veliu i njohur ndryshe si “dëshmitari x” i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në intervistën për Jetmir Olldashin, edhe pasi u paraqit në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ai konfirmoi prapaskenat e bisedës së përgjuar mes tij dhe Agron Xhafaj, duke i thënë prokurorëve se në përgjime është zëri i tij dhe i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Ashtu si edhe në intervistën e parë e transmetuar nga selia e PD-së, Albert Veliu ka thënë se biseda që dëgjohet në përgjim, ka të bëjë me një sasi droge që duhej kaluar në Itali dhe për të cilën, Agron Xhafaj kishte dalë garant të siguronte gomonen dhe imunitet nga policia.

“Të gjitha rrugët ishin të hapura” u shpreh Veliu në intervistën për Jetmir Olldashin, duke iu referuar garancisë që kishte siguruar vëllai i ministrit nga policia kufitare.

Ndërsa në intervistën për Panorama, pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda ai u shpreh për Agron Xhafajn: “I pushtetshëm ai ka qenë dhe është”.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...