Andis Gjoni rikthehet nga SHBA si regjisor, sjell "Mark Tuein" në Teatrin Kombëtar

Tuesday, 05 June 2018 12:30

Komedia "A vdiq ai" vepër e autorit Mark Tuein do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Komedia si produksion privat vjen në skenë nga regjisori Andis Gjoni, i njohur më herët si piktor dhe skenograf. Për premierën që pritet nga fundi i muajit në skenë, rolet interpretohen nga aktorë të njohur të teatrit. Regjisori Andis Gjoni që ka nisur punën për veprën shkruan se shfaqja “A vdiq ai” është e mbushur me humor dhe batuta. Në thelb është një komedi karakteresh me nota të lehta vodvili. Ka gjithashtu elemente të pantomimës, që i shkojnë për shtat atij lloj zhanri.  As. regjisore Alma Hoti tregon se premiera përcjell mesazhe të forta për shoqërinë. “Komedia vepër e autorit Mark Tuein ka vëniet më të mëdha në Amerikë. Mesazhi: artistët janë të varfër, bëhen të pasur kur vdesin. Pra vdis të të duan. Vdis që të nderojnë. Vdis që të marrësh çmime”, tregon Hoti për veprën. Rolet në vepër do të interpretohen nga 11 aktorë. Mes tyre përmendim emrat e aktorëve si Gentian Zenelaj, Donald Shehu, Sokol Angjeli, Ligoraq Riza, Suela Konjari, etj. Komedia përshkruan situatat surreale në të cilat kalojnë artistët në përpjekjet e tyre për mbijetesë. Historia e piktorit Mije ngjan si dy pika uji me historitë e mijëra artistëve që luftojnë tërë jetën dhe shpesh arrijnë lavdinë vetëm pas vdekjes. Regjisori Andis Gjoni shprehet se ky anakronizëm është paraqitur shumë bukur në këtë komedi, ku personazhi kryesor paradoksalisht vendos të vdesë në mënyrë që të mund të jetojë. ““A vdiq ai?” është një komedi e shkruar me mjeshtëri, ngjarja shtjellohet lirshëm dhe me një humor të hollë. Autori në sajë të gjenialitetin e tij ka krijuar një perlë argëtuese që me situatat komike të paraqesë bukur jetën dhe vështirësitë e artistëve”, vijon regjisori Gjoni. Kjo është një komedi e karaktereve dhe sipas regjisorit të gjithë kanë rëndësinë e tyre.    Andis Gjoni është djali i kompozitorit simon gjoni dhe pianists mira gjoni, që kësaj here shfaqet edhe si regjisor por realizon edhe skenografinë dhe kostumografinë e veprës që do vijë në Teatrin Kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...