Hollivudit bëhen bashkë në “Ocean’s 8”

Hënë, 11 June 2018 16:32

Yjet femërore të Hollivudit bëhen bashkë në një film të vetëm. “Ocean’s 8”, super-komedia e verës sjell brenda një historie, Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Mindy Kaling, Sarah Paulson, Awkwafina, Rihanna, dhe Helena Bonham Carter. Të gjitha rreth një komploti për të vjedhur në zemër të Nju Jorkut, në Met Gala. Komedia shfaqet premierë në kinema Millennium prej datës 14 qershor vetëm pak ditë pas premierës botërore.“Ocean’s 8” vjen nga regjisori Gary Ross bazuar në skenarin e shkruar nga vetë regjisori dhe Olivia Milch. Tetë aktorët kryesorë të kastit, kanë fituar 4 çmime  Oskar si Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway dhe Matt Damon, ndërsa Helena Bonham Carter ka një nominim për Oskar. Të tjerë aktorë kanë në karrierën e tyre, 2 çmime Emmys, 8 Grammys, 6 Golden Globes dhe 5 çmime BAFTA. Në fundjavën e parë të projeksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada u fituan 12.2 milionë dollarë ndërsa bashkë me tregjet botërore ku sapo ka bërë debutimin në ekranin e madh, shuma e arkëtimeve shkon në 53.7 milionë dollarë.  Kritika ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorëve në mënyrë të veçantë interpretimin e aktores Bullock dhe Hathaway. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...