Violinistja Ervis Gega Dodi nderohet me çmim në Gjermani

Hënë, 11 June 2018 16:37

Universiteti-Johannes Gutenberg Mainz në Gjermani ka nderuar violinisten dhe docenten Ervis Gega Dodi me çmimin më të lartë për mësimdhënësit e muzikës. Ambasada e Shqipërisë në Gjermani, bën të ditur se çmimi iu dha Gega Dodit me motivazionin “rezultate të shquara” në veprimtarinë mësimdhënëse të docentes së muzikës me origjinë shqiptare. I gjithë bordi i rektoratit votoi njëzëri për prof. Gega-Dodi. Një numër i madh studentësh universitarë të saj fitojnë prej vitesh çmime të njohura kombëtare në Gjermani dhe në botë. Me veprimtarinë 18 vjeçare si mësimdhënëse ndër të tjera në Universitetin-Johannes Gutenberg, në Konservatorin e Muzikës Peter Cornelius, në Akademinë më të madhe të Muzikës së Dhomës Villa Musica, në kurse të suksesshme masteri në Gjermani dhe në Itali prof. Ervis Gega-Dodi ka bërë një emër të shquar dhe të vlerësuar në komunitetin e docentëve të muzikës në Evropë. Televizione kombëtare gjermane si ZDF, SëF kanë theksuar në disa emisione të veçanta për Ervis Gega-Dodin edhe punën e saj shumë të suksesshme si mësimdhënëse. Veprimtarinë si docente Ervis Gega-Dodi e zhvillon krahas veprimtarisë koncertale në sallat më të shquara koncertale të Gjermanisë dhe jashtë saj. Loja e saj virtuoze në violinë është vlerësuar gjithashtu me çmime të larta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...