SPK: Projektligji i porositur, që shënon fundin e demokracisë në Shqipëri

Premte, 15 June 2018 10:43

Skena e Pavarur Kulturore shprehet se solidarizohet me aktorët e Teatrit Kombëtar dhe do të jetë në krah të tyre në këtë kauzë të drejtë, që mbron dinjitetin dhe demokracinë tonë.

Skena e Pavarur Kulturore (SPK) përmes një deklarate bën me dije se po ndjek me shqetësim zhvillimet mbi draftin e projektligjit për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. SPK bën me dije se Këshilli i Ministrave me këtë projektligj synon të krijojë “bazën” për tjetërsimin e pronës nga pronë publike në pronë private. “Toka ku ngrihet Teatri Kombëtar në pronësi publike do t’i kalojë privatit me negocim të drejtpërdrejtë me një kompani të vetme të paracaktuar, përmes këtij projektligji të veçantë. Ky projektligji i porositur, në arbitraritet të plotë, pa marrë parasysh mendimin dhe interesat e komunitetit të artistëve dhe qytetarëve të vendit godet rëndë besimin e publikut dhe na lë të kuptojmë se Parlamenti nga një strukturë përfaqësuese e popullit është kthyer në një zgjatim të një firme private ndërtimi apo më keq në institucion privat i pushtetit për të grabitur pronën e përbashkët”, thuhet në deklaratë. Sipas SPK qasja ndaj kësaj çështjeje përbën një precedent të rrezikshëm, që kërcënon sundimin e ligjit në Shqipëri, pasi procedura që po ndiqet është krejtësisht në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi dhe me ato të Bashkimit Evropian. “Përse në këtë rast nuk procedohet sipas kuadrit ligjor të miratuar ndër vite nga Parlamenti për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe investimet me partneritet publik-privat? Përse në këtë rast nuk zbatohet ai kuadër ligjor që zbatohet çdo ditë për qindra e mijëra kompani private dhe qytetarë që duan të ndërtojnë? Përse nuk zbatohet ligji Nr. 8405 i datës 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar, Ligji Nr. 107 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji “Për pronat publike”, Ligji “Për koncesionet”, Kodi Civil e me radhë? Në një moment kur Gjykata Kushtetuese është e paralizuar për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e këtij projektligji të ri për Teatrin Kombëtar, ky projektligj shënon fundin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në Shqipëri, sot kur po presim hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, vijon deklarata. Skena e Pavarur Kulturore shprehet se solidarizohet me aktorët e Teatrit Kombëtar dhe do të jetë në krah të tyre në këtë kauzë të drejtë, që mbron dinjitetin dhe demokracinë tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...